Indeksi i Cilësisë së Kombësisë së këtij viti e rendit sërish në vend të parë Francën, ndërsa Mbretërinë e Bashkuar në vend të tetë, por sipas autorëve të këtij indeksi, Mbretëria e Bashkuar rrezikon të humbasë më shumë pikë, kryesisht si pasojë e Brexit.
Raporti vjetor rendit secilin shtet bazuar në një sërë indikatorësh
Ky raport vlerësohet vit pas vit inga Prof. Dr. Dimitry Kochenov, profesor Drejtësie dhe autor i “Citizenship” (që gjatë këtij viti mori çmimin MIT Press) dhe nga Dr. Christian H Kaelin, Kryetar i Henley & Partners dhe autor i “Ius Doni” (i cili gjatë këtij viti mori çmimin Brill, 2019).
Sipas këtij raporti, ata vlerësojnë secilin shtet duke u bazuar në faktorë si: të drejtat që qytetarët e shteteve të ndryshme kanë për të udhëtuar lirisht me pasaportat e tyre në vende të tjera. Secilit shtet i shtohen edhe më shumë pikë, sipas nivelit të stabilitetit, paqes, zhvillimit njerëzor dhe lirisë për të udhëtuar që qytetarët e tyre gëzojnë.
Gjatë tetë viteve të fundit, Franca renditet e para
Edhe këtë vit, Franca u rendit sërish në vend të parë, pasi grumbulloi 83.5 për qind nga 100 për qind të pikëve të mundshme. Gjermania dhe Holanda u renditën pas Francës, me 82.8 për qind secila, por Franca u rendit e para, kryesisht për shkak të avantazhit që gëzojnë shtetasit e saj për të lëvizur më lirisht në shtete të tjera.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u renditën në vendin e 25-të, me një total pikësh prej 70.0 për qind.
Mbretëria e Bashkuar rrezikon të dalë nga dhjetëshja e vendeve të para, në rast se ajo do të kalojë një Brexit të vështirë
Mbretëria e Bashkuar renditet në vend të tetë, por sipas autorëve të këtij indeksi, ajo rrezikon të humbasë më shumë pikë, kryesisht si pasojë e Brexit.
Sipas Prof. Kochenov, kjo gjë shpjegohet me faktin sepse Brexit nuk do t’u ofrojë anglezëve të drejtën për të lëvizur dhe për të punuar lirisht në shtetet e tjera europiane.
Dhe skenari në fjalë, padyshim që do ta nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga dhjetëshja e vendeve të para të Indeksit të Cilësisë së Kombësisë.
Tre shtetet që u renditën në fund të kësaj liste janë Sudani i Jugut (në vend të 157) me 15.9 për qind, Afganistani (në vend të 158) me 15.4 për qind dhe Somalia (në vend të 159) me 13.8 për qind.