Indeksi i Ligjit dhe Rendit i Gallup 2019, Shqipëria e parafundit në Ballkan

17/12/2019 11:01 PM 0 komente

Më shumë se dy në çdo tre njerëz në mbarë botën thonë se kanë besim tek policia e tyre lokale (69%) dhe ndihen të sigurt të ecin vetëm gjatë natës në vendet ku jetojnë (68%). Por, situata nuk është e tillë në të gjithë shtetet. Sipas studimit të fundit të Gallup, me të dhënat e vitit të shkuar, një në tetë njerëz në botë (13%) thonë se u është vjedhur një pasuri atyre vetë ose një anëtari tjetër të familjes gjatë 2018 dhe 5% thanë se ishin sulmuar apo një pjesë e tyre kanë humbur jetën.

Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2019, Shqipëria renditet e 79 në botë për sigurinë. Sa më i lartë rezultati, aq më e lartë është përqindja e popullsisë që raporton se ndihet e sigurt. 

Krahasuar me rajonin, vetëm Bosnja dhe Hercegovina renditet e 80-a, një shkallë më poshtë Shqipërisë, ndërsa vendet e tjera si Mali i Zi, renditet e 76-a, Maqedonia e 78-a etj.

Raporti i Ligjit dhe Rendit Global 2019 njofton drejtuesit mbi përparimet që po bëjnë – ose nuk po bëjnë – drejt arritjes së Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për “promovimin e shoqërive të drejta, paqësore dhe gjithëpërfshirëse”.

 



Gjetjet kryesore:

 –   Më shumë se dy në tre persona në të gjithë botën thanë në vitin 2018 që ndjehen të sigurt duke ecur vetëm natën ku jetojnë (69%) dhe kanë besim në policinë e tyre lokale (68%).
 –   Një në tetë (13%) thanë se u kishin vjedhur para ose prona prej tyre ose një anëtari tjetër të familjes në vitin e kaluar dhe 6% thanë se ishin sulmuar.
–    Rezultati i indeksit për botën në vitin 2018 ishte 81 nga 100 të mundshëm.
 –   Vetëm 13% e afganëve në vitin 2018 thanë se ndjehen të sigurt duke ecur vetëm gjatë natës – nga 20% në 2017.
-44% e njerëzve në Amerikën Latine që thanë në vitin 2018 kanë besim në policinë e tyre lokale.
-13% e afganëve thanë në vitin 2018 që ndjehen të sigurt duke ecur vetëm në zonën e tyre gjatë natës.
– 94%  e banoreve të Singaporit thanë në 2018 se ata ndjehen të sigurt duke ecur vetëm në zonën e tyre gjatë natës.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of