Indeksi / Qytetet më të mira në botë për të punuar nga shtëpia

15/07/2021 2:11 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Është i vetmi qytet australian, që ka vuajtur katër “lockdown” të ashpër gjatë pandemisë.
Por, pavarësisht pengesave në 18 muajt e fundit, ia ka dalë të marrë çmimin si qyteti më i mirë në botë për të punuar nga shtëpia. Pikërisht kështu. Është Melburni.

Kjo nuk është fort e çuditshme, duke qenë se në Melburn ndodhet edhe rruga më “cool” (e bukur) në botë.
Një sondazh i ri nga platforma online për dhënie apartamentesh me qira, sipas kërkesës, Nestpick, i cili anketoi rezidentët që jetojnë në 75 qytete në botë të vlerësuara më parë si qytetet ku jetohet më mirë, e vlerësoi Melburnin si vendin më të mirë për të punuar nga shtëpia.

Sondazhi mbi indeksin e punës nga çfarëdo vendi mbështetet në tri kategori të mëdha – kostot dhe infrastruktura; legjislacioni, liria dhe cilësia e jetës – të cilat të ndërthurura e bëjnë një vend të mirë si për t’u transferuar edhe për të punuar në distancë.

Melburni u vlerësua veçanërisht mirë për infrastrukturat e punës në distancë, sigurinë, lirinë dhe të drejtat, barazinë gjinore, barazinë e pakicave, kujdesin shëndetësor, kulturën dhe kohën e lirë dhe ndotjen, me pikë në secilën prej tyre, 90 nga 100.

Megjithatë, nivelet e ulëta të vaksinimit në Australi kanë ndikuar në renditjen e qyteteve në sondazh. Duke qenë se pandemia COVID-19 vijon të ndikojë në jetesën e shumë metropoleve, sondazhi vuri në dukje përqindjen e popullatave që janë vaksinuar plotësisht në secilin vend, si dhe ato me norma të ulëta infeksioni.

Por Melburni nuk është qyteti i vetëm australian i cili bën pjesë në klasifikimin e vendeve më të mira për të punuar nga shtëpia në të gjithë botën.

Sidnej renditet në vend të tretë, pas Dubait. Koha e lirë dhe kultura në Sidnej, çmimet e larta të qirave dhe kostoja e lartë e jetesës, janë faktorë pse Sidnej renditet pas Melburnit. A është kjo një rastësi që si Melburni edhe Sidnej janë shtëpia e dy lagjeve më interesante në botë?

Qytete të tjera në klasifikim

Në vend të katërt renditet Tallin, në Estoni, ndërsa Londra plotëson Top 5 të qyteteve më të mira për të punuar nga shtëpia. Në vend të gjashtë Tokio, ndjekur nga Singapori, Glasgow, Montreali dhe Berlini. Sondazhi zbuloi se Rio de Zhaneiro është vendi me qiratë më të leverdishme; Marrakeshi është qyteti më i mirë për shpejtësinë e internetit, kurse Stambolli, qyteti më i mirë për infrastrukturat e punonjësve në distancë.

Indeksi / 20 qytetet më të mira për të punuar nga shtëpia sipas Nestpick

1. Melburn, Australi

2. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

3. Sidnej, Australi

4. Tallin, Estoni

5. Londër, Mbretëri e Bashkuar

6. Tokio, Japoni

7. Singapor, Singapor

8. Glasgow, Mbretëri e Bashkuar

9. Montreal, Kanada

10. Berlin, Gjermani

11. Pragë, Çeki

12. Toronto, Kanada

13. Çikago, SHBA

14. Hong Kong, Hong Kong

15. Lisbonë, Portugali

16. Cape Town, Afrika e Jugut

17. Edinburg, Mbretëri e Bashkuar

18. Vjenë, Austri

19. Los Anxhelos, SHBA

20. Nju Jork, SHBA

/ Yahoo Finance

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of