Infermieria, “pasaportë” për t’u larguar nga vendi

02/10/2019 10:00 AM 0 komente

Rritet numri i infermierëve që largohen nga vendi ynë. Gjatë vitit 2018 sipas të dhënave zyrtare të Urdhrit të Infermierit kanë kërkuar certifikatën e sjelljes 909 profesionistë të licencuar, ndërkohë që vetëm në 9 muajit e parë të këtij viti janë 362 persona më shumë.

Ky eksod i madh i infermierëve, i cili është dhe pothuajse sa numri i studentëve që diplomohen gjatë një viti në Fakultetet e Shkencave Mjekësore Teknike,  nuk shikohet si problem nga drejtuesit e urdhrit të infermierëve. Presidentja e këtij Urdhri, Blerina Duka thotë se ka një numër të madh infermierësh që janë të papunë.

Kërkesat për infermierë në vendet e perëndimit, veçanërisht në Gjermani, ka bërë që degët e infermierisë në të gjitha shkollat e larta të plotësohen qe në fazën e parë, ndërsa degët e mësuesisë janë në krizë të plotë. Gjithashtu po rritet kërkesa edhe për teknik imazherie dhe fiozterapist.

Statistika për infermierët në Shqipëri

Infermierë të licensuar            20,845

Kanë aplikuar për emigracion për 2018          909

Kanë aplikuar për emigracion për 2019          1271

Klan Plus

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of