Çmimet e konsumit gjerman ranë 0.3 për qind në muajin maj, tregoi raporti i ditës së djeshme.
Inflacioni gjerman u ngadalësua në ritmin më të dobët në më shumë se katër vjet, duke shtuar presion mbi Bankën Qendrore Evropiane për të rritur stimujt në zonën e euros.
Norma e inflacionit, përllogaritur duke përdorur një metodë të harmonizuar të Bashkimit Evropian, ra në 0.6 për qind në muajin maj nga 1.1 për qind që shënonte në prill, deklaroi Zyra Federale Statistikave në Ëiesbaden. Kjo është më e ulëta që nga shkurti i vitit 2010. Ekonomistët parashikuan një rënie në 1 për qind, ipas ,esaatres së 21 vlerësimeve në anketën e Bloomberg Neës. Eurostat, zyra e statistikave të BE-së, do të publikojë të dhëna rreth cmimeve të konusmit për euron sot në orën 11 të paradites.
Fuqia e ‘ndrydhur’ e çmimeve edhe në ekonominë më të madhe në zonën e euros tregon se si krijuesit e politikave të BQE po përpiqen të neutralizojnë rrezikun e inflacionit tepër të ngadaltë dhe rritjen e dobët ekonomike. Zyrtarët po përgatisin një paketë masash stimuluese për mbledhjen e 5 qershorit të Këshillit drejtues që ka të ngjarë të përfshijë një normë negative të depozitave dhe sigurimin e likuiditetit të kushtëzuar lidhur me kreditimin e kompanive më të vogla.
Çmimet e gjermane ranë 0.3 për qind gjatë muajit maj, sipas raportit. Të gjithë ekonomistët në anketë parashikuan më parë se ato do të rriteshin apo do të mbeteshin të pandryshuar.