“INNVEST Forum 2021” në datë 21 Maj, Tiranë
Fabiola Duro
Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive
Innovation Investment Fund
Në një vit të përcaktuar nga një sfidë dhe transformim i jashtëzakonshëm, INNVEST Forum 2021 “WomEn Move Forward”, në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas në Shqipëri, më datë 21 Maj 2021, pranë qendrës më inovative në kryeqytet – TUMO Center Albania, sjellim për herë të parë forumin “WomEn More Forward” 2021.
Forumi ka gjetur mbështetjen nga partnerë kryesorë si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe një konsortium bashkëpunëtorësh të tjerë të rëndësishëm si EU for Innovation, TUMO Center Tiranë dhe Bashkia e Tiranës.
INNVEST Forum 2021 “WomEn Move Forëard” pritet të mbledhë një koleksion të fuqishëm të zërave inovativë dhe vizionarë në rritje dhe zhvillim, për të cilët po shkojnë drejt sfidave të papara të sotme, për të shkaktuar lëvizje të mëdha, të bëhen sipërmarrës, dhe riarkitekturojnë një të nesërme të re.
INNVEST – Fondi i Investimeve për Inovacionin ka në mision ndikimin direkt në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar mundësi për rritje, duke mbështetur dhe duke nxitur start-up-et dhe sipërmarrësit e rinj, SME-të dhe sipërmarrjen në tërësi, duke minimizuar hendekun midis ideve të reja të biznesit, rritjen, zhvillimin, diversifikimin dhe mundësive të investimit të tyre.
Fabiola Duro, themeluese dhe drejtuese e INNVEST, thekson se “qëllimi i INNVEST është të injektojë inovacionin nëpër sektorë të ndryshëm, si një nxitje e rëndësishme për ndryshime pozitive. INNVEST bashkon sipërmarrësit kryesorë, investitorët, politikëbërësit, median dhe bashkon një grup të gjerë idesh inovative për të adresuar sfidat ekonomike kombëtare dhe rajonale”.
Zonja Duro shton se misioni i INNVEST është të nxisë përfshirjen ekonomike, përparimin dhe fuqizimin e grave në Shqipëri, nëpërmjet mbështetjes dhe zhvillimit të sipërmarrjes. Përmes këtij forumi vjetor, ne do të rrisim fuqizimin ekonomik të grave në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet inovacionit dhe sipërmarrjes, për krijimin e vendeve të punës, zbutjen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ndaj, ky event i përvitshëm pritet të ndërtojë ndërgjegjësim dhe mundësi për gratë dhe bizneset e drejtuara nga gratë.
Si një mbështetës dhe partner kryesor i këtij forumi, Këshilla për Bizneset e Vogla, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), po zbaton disa programe që u ofrojnë mbështetje bizneseve në Shqipëri, të cilat kanë në fokus dixhitalizimin dhe inovacionin e SME-ve si dhe implementimin e projekteve per investime apo iniciativat jeshile “green”.Vëmendje e veçantë i kushtohet asistencës drejt bizneseve që operojnë në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare si agrobiznesi, agropërpunimi, dhe turizmi. Nëpërmjet programeve rajonale Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH synon fuqizimin e bizneseve të drejtuara nga gratë me programin “Gratë në Biznes”, të nxisë sipërmarrjen e të rinjve me programin “Youth in Business” dhe të promovojë idetë dhe projektet innovative me Programin “Star Venture”.
Përmes Programit “Gratë në Biznes” në Shqipëri, e financuar nga Suedia, Luksemburgu, Italia dhe BERZH, mbështeten SME-të e drejtuara nga gratë, duke synuar rritjen e pjesëmarrjes së grave në biznes, rritjen e konkurrueshmërisë së këtyre bizneseve si dhe duke ofruar akses më të madh në financim nëpërmjet linjës së kredisë me bankën partnere, Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Sot, SME-të kur drejtohen nga gratë, shpesh janë pioniere të inovacionit. Ndaj dhe audienca e synuar e “INNVEST Forum 2021- WomEn Move Forward” janë gratë nga SME-të dhe sipërmarrja në tërësi nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Forumi pritet të ndiqet live më datë 21 Maj 2021, në orën 10:00 në kanalet zyrtare të Bashkisë së Tiranës dhe INNVEST.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.