Kriza e shkaktuar nga COVID-19 tregoi se kompanitë që u përballën me mirë me të ishin ato që kishin investuar në inovacion dhe teknologji. Madje edhe ato që nuk e kishin konsideruar sit ë rëndësishme nuk vonuan që të ndërmerrnin këtë hap dhe përqafuan ndryshimin si një formë rezistence në treg dhe për të qenë pranë klientëve të tyre. Të gjitha këto janë situate nga të cilat bizneset mund të nxjerrin mësime të vyera në funksion të një qëndrueshmërie në treg dhe të qenurit më konkurruese përballë njëra-tjetrës. Në vazhdë të kësaj vjen edhe Akademia 5 ditore e Menaxhimit të Inovacionit një program i stilit “Bootcamp” në Shqipëri.
INNVEST në partneritet me ICT Hub nga Serbia me mbështetje të EU for Innovation, do të organizojnë këtë program që ka si qëllim të përmirësojë dhe nxisë inovacionin individual, rritjen e kapaciteteve dhe kompetencave duke forcuar kështu vetë organizatën.
Akademia paraqet një mundësi për të mësuar se si të identifikosh risi në kompani, si të fillosh të implementosh procese innovative dhe si t’i menaxhosh ato në mënyrën e duhur.
Në datat 19-23 Tetor, në hapësirat e Innospace do të zhvillohen 5 ditë të plota me trajnime intensive dhe workshop-e të drejtuara nga disa nga ekspertët më të mirë të fushës në rajon dhe më tej.
Qëllimi është bëhen bashkë 12-15 pjesëmarrës, duke ruajtur të gjitha masat e sigurisë, të cilët do të ndërveprojnë dhe konsultohen me mentorët në dispozicion lidhur me të gjitha nevojat e evidentuara nga pyetësori një pyetësor i shpërndarë në kompani të ndryshme në Shqipëri.
Duke garantuar përfshirjen e njohësve më të mirë të metodologjive të inovacionit si dhe duke përfituar nga partneriteti me ICT Hub, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të trajnohen përgjatë 5 ditëve të akademisë nga Sandra Nesic, Lead Business Designer & Innovation Manager, së bashku me Jelena Saranovic, Business Designer & Content Manager. Gjithashtu, pjesë të ekipit të trajnuesve në IMA do të jenë dhe Sonja Kresojević, eksperte me eksperiencë botërore në inovacionin në korporata, sipërmarrjen dhe transformimin dixhital, si dhe Afonso Rebelo de Sousa, trajnuesi jonë i besuar kur bëhet fjalë për krijim, zhvillim dhe menaxhim të startapeve në korporata. Sesionet me Vladimir Vulić, një konsulent menaxhimi në zë, do të ketë një vlerë të shtuar për pjesëmarrësit, së bashku me ato të ekspertëve Kristina Petrova and Hristo Stankushev.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.