InstantArticles, Programi më i ri i Facebook

29/02/2016 11:12 AM 0 komente

Facebookprej kohës ka punuar dhe së shpejti do të sjellë shërbimin më të ri InstantArticles për të gjithë publikuesi.

Nga data 12 Prill 2016 ky do të jetë mjeti I ri që do t’I vijë në ndihmë të gjithë publikuesve që kanë një faqe në këtë hapësirë sociale.Mediat raportojnë se ky vendim vjen thuajse një vit nga starti i këtij eksperimenti.

Tani të gjithë që kanë në zotërim një uebfaqe dhe më tej faqe (fun page) në Facebook mund të përfitojnë nga avantazhet që të ofron ky program. Kjo do të thotë se publikuesit mund të shpërndajnë përmbajtjet direkt në rrjetin social pa qenë nevoja të shpërndajnë lidhje ridrejtuese tek uebfaqet.

InstantArticles ka qenë i disponueshëm që nga muaji Maj për disa publikues të njohur si NewYorkTimesBuzzFeed dhe NBC News. Me InstantArticlesFacebook do të mbajë më gjatë përdoruesit në rrjetin social dhe si rezultat të bëhet më tërheqës për reklamuesit.

“Organizatat mediatike dhe gazetarët janë një pjesë integrale mjaft e rëndësishme e Facebook dhe ne jemi të përkushtuar për të ofruar eksperiencën më të mirë për publikuesit dhe lexuesit,” shprehet Josh Roberts, Menaxher Produkti pranë Facebook në postimin në blog.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of