Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2018, arriti 105,6, kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Janar 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,8 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,82 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,67 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar respektivisht me -0,02 dhe -0,01 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin Janar 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2 %, “Transporti” me 1,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,1 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” me 0,6 % secili, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 21,1 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,0 %, “mish” me 1,5 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u ulën me 2,3 %, pasuar nga “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,9 %.
Ndryshimi mujor i indeksit është +1,5 %. Krahasuar me muajin Dhjetor 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike me 3,1 %, pasuar nga grupet grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1 %. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” shënuan një ulje prej 0,5 %.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.