INSTAT: 20 ndërmarrje realizojnë gjysmën e eksporteve më 2012-2016

16/06/2017 2:38 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Eksportet gjatë periudhës 2012-2016 janë rritur mesatarisht me 4,6%, ndërkohë numri i ndërmarrjeve eksportuese është rritur mesatarisht me 7,2%. Nga ana tjetër, importet janë rritur mesatarisht me 1,4%, dhe numri i ndërmarrjeve që kryejnë këtë aktivitet është rritur mesatarisht me 6,2%, raportoi sot INSTAT.

Për periudhën 2012-2016, gjysma e vlerës së eksporteve është dhënë nga 20 ndërmarrjet më të mëdha. Në vitin 2016, ky përqendrim është ulur dhe ka arritur në 37,3%.

Në periudhën 2012-2016, 68,0% e ndërmarrjeve eksportuese kryejnë eksport vetëm drejt një vendi partner, ndërsa në vitin 2016, ky tregues është 64,9 %.

Në vitin 2016, numri i ndërmarrjeve eksportuese është 2.740 nga 2.029 që ishin në vitin 2012, duke u rritur mesatarisht me 7,2%. Krahasuar me vitin 2015, ky numër është rritur me 9,3%. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), gjatë periudhës 2012-2016 zënë 95,9% ndaj ndërmarrjeve eksportuese. Në vitin 2016, këto ndërmarrje zënë 96%, të ndërmarrjeve eksportuese.

Industria ka peshën më të madhe në eksportet e mallrave. Në ndërmarrjet eksportuese, mbizotërojnë ato që operojnë në sektorin e industrisë, ku përfshihen aktivitetet e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji elektrike dhe ujë. Për periudhën 2012-2016, vlera e eksporteve e kryer nga ndërmarrjet që operojnë në industri, zë 84,5% të totalit të eksporteve. Referuar të njëjtës periudhë, eksportet kanë pasur një rritje mesatare prej 3,1%. Në vitin 2016, vlera e eksporteve të kryera nga ndërmarrjet që operojnë në industri është 82,% dhe duke reflektuar rritje me 2,3 %, krahasuar me vitin 2015.

Gjatë harkut kohor 2012-2016, vlera e eksporteve drejt vendeve të BE-së zë mesatarisht 76,6%, ndërkohë në vitin 2016 ky tregues është 77,8%. Pjesën më të madhe të vlerës së eksporteve drejt vendeve të BE-së, në vitin 2016 e zë Italia me 71,6%, me produkte industriale. Ndërsa, në harkun kohor 2012-2016, për sa i përket numrit të ndërmarrjeve, rritjen mesatare më të lartë e kanë pasur ato drejt Kinës me 9,2 %.

Sa u përket llojeve të produkteve, në periudhën 2012-2016, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë përpunuese zënë pjesën më të madhe të eksporteve me mesatarisht 68,6%. Në vitin 2016, eksportet e industrisë përpunuese zënë 80,4%. Brenda grupit të industrisë përpunuese, peshën kryesore në periudhën 2012-2016 e zënë produktet tekstile me 28,4%, produktet e përpunimit të lëkurës me 26,7% dhe produktet e metaleve bazë me 15,8%. Me rritje mesatare konsistojnë produktet tekstile me 2,9% produktet e përpunimit të lëkurës me 3,9%, ndërsa produktet e metaleve bazë u ulën me 13,8%.

grafik1- tregtia me jasht

grafik2- tregtia me jasht

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of