Instituti i Statistikave (INSTAT) shënon 24 vite nga krijimi i tij. Ai është institucioni kryesor i prodhimit dhe publikimit të statistikave zyrtare në Shqipëri.
Megjithatë, historia e statistikave zytare në vend është shumë më e vjetër se kaq. Zyra e parë statistikore u krijua në vitin 1924, pranë Ministrisë së Botorës (mirëmbajtjes së rrugëve) dhe Bujqësisë.
Zyra prodhonte statistika dhe evidenca të ndryshme ekonomike.
Publikimet e statistikave që gjenden në bibliotekën e INSTAT datojnë që në vitin 1934, me Vjetarët e Tregtisë së Jashtme, të cilët janë në dy gjuhë
shqip dhe frëngjisht. Të dhënat e këtyre vjetarëve janë të pasqyruara edhe me grafikë ilustrues dhe tabelat përkatëse.
Gjithashtu, në bibliotekën e INSTAT gjenden vjetarët statistikorë të cilët përmbajnë të dhëna mbi Popullsinë, Fuqinë Puntore, Industrinë, Bujqësinë, Investimet Kapitale dhe Ndërtimet, Transportin e Ndërlidhjen, Tregtinë, Të ardhurat kombëtare dhe Financat, Arsimin dhe Kulturën, Shëndetësinë, Statistikat Ndërkombëtare, etj.
Këto vjetarë, në bibliotekën e INSTAT, datojnë që në vitin 1958 e vijojnë deri më sot. Në vitin 1993, pas liberalizimit të çmimeve në vend, INSTAT prodhoi treguesin e tij të parë, Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Seria kohore e plotë e këtij treguesi gjendet në faqen e internetit të INSTAT Vrojtimi i parë me zgjedhje i kryer nga Instituti i Statistikave është Anketa e Buxhetit të Familjeve. Kjo anketë u krye për herë të parë në vitet 1999- 2000 dhe ishte përfaqësuese vetëm për zonat urbane.
Shqipëria, gjatë historisë së saj, ka kryer gjithsej 11 Censuse, nga ku pas viteve ’90 janë zhvilluar dy, në vitin 2001 dhe në vitin 2011. Profesionalizmi dhe përgjegjshmëria e lartë e treguar ndër vite, e kthyen Institutin e Statistikave në një burim profesional dhe të pavaruar në prodhimin e statistikave zyrtare. INSTAT është institucioni kryesor prodhues i statistikave zyrtare dhe koordinatori i sistemit kombëtar statistikor.
Sot, në 24 vjetorin e krijimi të Institutit të Statistikave, ne kemi modernizuar sistemin e marrjes së informacionit statistikor dhe falë teknologjive të reja e bashkëkohore të shpërndarjes së informacionit çdo përdorues njihet më të dhëna statistikore në kohë reale.
Censuset në Shqipëri Shqipëria gjatë historisë së saj ka kryer gjithsej 11 Censuse, nga ku pas viteve ’90 janë zhvilluar dy, në vitin 2001 dhe në vitin 2011.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.