INSTAT: Menaxhimi i mbetjeve përkeqësohet me 2018, bie me 3.2% mbulimi me shërbim

16/09/2019 3:30 PM 0 komente

Shërbimet komunitare në drejtim të menaxhimit të mbetjeve janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2018, pasi gjithnjë e më pak qytetarë kanë pasur akses në këto shërbime.

Sipas INSTAT, niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane ishte 65,7 % në vitin 2018, duke shënuar rënie me 3,2 %, krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2018, janë menaxhuar 1,32 milionë tonë mbetje urbane nga 1,25 milionë tonë në vitin 2017, duke shënuar një rritje me rreth 5,6 %.

Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2018 ishte 383 kg/banorë, nga 386 kg/banorë që ishte në vitin 2017.

Në vitin 2018 sasia e mbetjeve industriale të menaxhuara bashkë me ato urbane ishte 17,2 % ndaj totalit, nga 11,5 % ishte në 2017, duke shënuar rritje me 5,7 %.

Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në vitin 2018 mbetjet organike përbënin rreth 61,2 % të sasisë totale të mbetjeve, kundrejt 45,9 % që ishte ky tregues në vitin 2017.

Në vitin 2018, u depozituan 76,4 % e sasisë gjithsej të mbetjeve në landfille, ndërsa në vitin 2017 u depozituan 77,5 %, duke shënuar një rënie rreth 1,1 %. Në vitin 2018, u ricikluan 18,5 % e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë në vitin 2017 u ricikluan 17,4 %. Në vitin 2018 janë trajtuar me djegie në incenerator për qëllime energjetike rreth 2,8 % e sasisë totale të mbetjeve, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 1,0 %, krahasuar me vitin 2017.

Subjektet private (juridike dhe fizike), të financuara me fonde publike, që menaxhuan mbetjet urbane në vitin 2018 ishte 46,0 %, ndërkohë subjekte publike (njesitë e pushtetit vendor) ishin 54,0 %. Këto tregues për vitin 2017 ishin subjekte private 53,0 % dhe subjekte publike 47,0 %.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of