Instat ka publikuar statistikat e transportit ku ka raportuar se volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në Maj 2017 është 0.4 milionë ton. Krahasuar me Maj 2016, ky tregues është rritur me 12,1 %. Në pesë mujorin e parë 2017, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.6 milionë ton, duke u rritur me 7,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Porti i Durrësit zë 89,7 %, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 3,2 milionë ton për kilometër, duke u rritur 5 herë më shumë krahasuar me Maj 2016. Në pesë mujorin e parë 2017, volumi i mallrave për kilometër është 10 milionë ton, duke u rritur 153,0 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Në Maj 2017, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 182 ton, duke u rritur 12,3 %, në krahasim me Maj 2016. Në pesë mujorin e parë të 2017 volumi i mallrave të transportuara është 725 ton, duke u rritur 5,7 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.