INSTAT tregon dramën e turizmit: Numri i vizitorëve ra me 76% në tremujorin e dytë

21/08/2020 9:50 AM 0 komente

INSTAT ka publikuar rezultatet e Anketës për “Strukturat Akomoduese”, për tremujorin e parë dhe të dytë 2020, i cili tregon pasojat e pandemisë në sektorin e turizmit.

Nga anketa rezulton se në tremujorin e parë numri i vizitorëve është ulur me 10,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2019; ndërsa në të dytin, kur i gjithë vendi ishte në karantinë tkurrja ka qenë rreth 76% me bazë vjetore.

Anketa realizohet pranë hoteleve dhe strukturave të ngjashme me to dhe ka si qëllim të masë ecurinë e treguesve statistikorë mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, që janë të rëndësishëm për të hartuar politika mbi zhvillimin e kapaciteteve të sektorit të turizmit.

Në tremujorin e parë 2020 treguesit e shfrytëzimit të kapacitetit të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë :

 numri i vizitorëve është ulur me 10,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2019;

 numri i netë qëndrimeve është ulur me 9,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2019;

Në tremujorin e parë 2020, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

 sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zona Jo bregdetare” (66,1 %);

 sipas rajoneve në “Rajonin Qendër “ (57,1 %);

 sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (98,4 %);

Në tremujorin e dytë 2020 treguesit e shfrytëzimit të kapacitetit të hoteleve dhe strukturave të ngjashme me to, paraqiten si më poshtë:

 numri i vizitorëve është ulur me 75,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2019;

 numri i netë qëndrimeve është ulur me 76,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2019;

Në tremujorin e dytë 2020, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

 sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zona Jo bregdetare” (54,7 %);

 sipas rajoneve në “Rajonin Qendër “(41,2 %);

 sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,2 %);, përfundon njoftimi i  INSTAT.

Shqipëria është një nga vendet me varësinë më të lartë ndaj turizmit, që sipas Organizatës Botërore të Turizmit kontribuon direkt dhe indirekt në më shumë se 20% të prodhimit të brendshëm bruto.  Varësia e lartë nga turizmi është një nga arsyet se pse Shqipëria parashikohet nga institucionet ndërkombëtare që të ketë një ndër tkurrjet më të mëdha ekonomike në rajon.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of