Institucionet që kanë ndryshuar emrin ose janë shkrirë, APP: Kujdes me finalizimin e procedurave të prokurimit

31/07/2019 12:00 PM 0 komente

Autoriteti i Prokurimeve Publike, me qëllim orientimin e të gjitha autoriteteve kontraktore, njofton se, shumë ente në kuadër të ristrukturimit të Administratës Publike janë bashkuar apo janë shkrirë, sa i takon veprimeve që këto të fundit duhet të kryejnë në Sistemin e Prokurimit Publik.

“Duke qenë se këto ente kanë luajtur rolin e autoritetit kontraktor, në kuptim të Ligjit Nr. 9643/2016 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar. Ju duhet të keni në konsideratë tani që: 

    1. Për autoritetet kontraktore, të cilat kanë pushuar së ekzistuar për shkak të bashkimit, apo për shkak se funksionet e tyre janë transferuar tek një autoritet tjetër kontraktor, fillimisht duhet të merren masat e nevojshme që të gjitha procedurat e prokurimit të krijuara në SPE, të përfundojnë nëpërmjet një vendimi që mund të jetë “Përfundimi i procedurës së prokurimit dhe Arkivimi i saj ose”Anullimi i procedurës së prokurimit nëse është rasti”.
    2. Veprimet për finalizimin e procedurave në sistem, kryhen nga nëpunësi i autorizuar i njësisë së prokurimit ose i komisionit të prokurimit me vlerë të vogël.
    3. Pasi të përfundojë në sistem finalizimi i procedurave të prokurimit, Administratori i Sistemit, duhet të bëjë mbylljen e të gjitha llogarive të përdoruesve në rolin e njësisë së prokurimit, komisionit të hapjes dhe vlerësimit të ofertave dhe audituesit të autoritetit kontraktor.
    4. Në përfundim të veprimeve të mësipërme, duhet të paraqitet një kërkesë pranë APP për mbylljen e llogarisë së përdoruesit në rolin e Administratorit të Sistemit.
    5. Për autoritetet kontraktore, që për shkak të ristrukturimit të tyre apo për arsye nga më të ndryshmet kanë pësuar ndryshime në emërtimin e institucionit të tyre, duhet të dërgojnë një shkresë pranë APP, me qëllim pasqyrimin e ndryshimit të emërtimit të institucionit të tyre në SPE. 

APP thekson në fund se, në kërkesën që duhet të dërgohet pranë APP, në çdo rast duhet të përcaktohet saktë emërtimi i institucionit, NIPT-i, adresa postare si dhe një numër kontakti.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of