Institucioni financiar Gjerman për zhvillim, DEG, mbështet kompaninë e leasing-ut në Shqipёri

27/03/2012 2:05 PM 0 komente

Kredi 2.5 milion Euro për Landeslease Sh.a. për vazhdimin e kreditimit të ekonomisë reale

Institucioni financiar Gjerman për zhvillim DEG – Deutsche Investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH i akordon një kredi të re prej 2.5 milion Euro kompanisë Landeslease Sha,

kompanisë më të madhe e të pavarur të leasing-ut në Shqipëri, e cila e çon totalin e kreditimit nga DEG për Landeslease Sha në 8 milionë euro, që nga viti 2008.

Marrëveshja lidhur me këtë kredi u nënshkrua në datë 29 Shkurt 2012 në një ceremoni, e cila u hap nga ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranё, Znj. Carola Müller-Holtkemper.

“Mbështetja financiare e dhënë nga DEG vjen si rezultat i performancës së mirë të Landeslease, gjatë këtyre pesë viteve bashkëpunimi.

Kjo mbështetje nga DEG, na jep mundësinë për të vazhduar strategjinë tonë të zhvillimit, duke ofruar zgjidhje nëpërmjet qiradhënies financiare, në mënyrë që të përmbushim nevojat e bizneseve të Shqipërisë “,

tha Z.Altin Saliasi, Drejtor Ekzekutiv i Landeslease. “Krahas kredive bankare, leasing-u po fiton rëndësi, si një alternativë tërheqëse për financimin e investimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM).

Ky është një synim madhor për DEG, për të lehtësuar aksesimin në kapital të SME-ve. Me këtë marveshje të re kredie, Landeslease do të mund të zgjeroje më tej bazën e saj të fortë të klientëve dhe furnitorëve,

duke kontribuar kështu në një zhvillim të përgjithshëm pozitiv në ekonominë shqiptare “, tha Z. Franz-Josef Flosbach, Drejtor i DEG për Evropën, Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme , duke nënshkruar marrëveshjen e kredisë në emër të DEG.

Themeluar në vitin 2005, Landeslease është kompania më e madhe e pavarur e leasing-ut në Shqipëri dhe si e tillë ka qenë udhëheqëse në zhvillimin e sektorit të leasing-ut në vend.

Kompania është e fokusuar në financimin e kompanive të vogla dhe të mesme dhe gjithashtu me një biografi të dëshmuar tashmë në financimin nëpërmjet leasing-ut të automjeteve,

pajisjeve dhe makinerive. Që nga viti 2008, Landeslease ka financuar kontrata qiraje financiare për pajisje, në vlera që shkojnë më shumë se 25 milionë euro.

Kredia e re nga DEG do të vazhdojë të ndihmojë Landeslease për të diversifikuar bazën e saj të financimit, dhe do të mbështesë kompaninë që të vazhdojë të sigurojë financime të përballueshme për pajisje, për NMV-të në Shqipëri.

DEG, si një degë e KfW në Gjermani, është një nga institucionet financiare europiane më të mëdha për zhvillimin e projekteve afat-gjata dhe të financimit të kompanive të vendeve në tranzicion dhe zhvillim.

Për 50 vjet, DEG ka financuar dhe strukturuar investimet e kompanive private si një motor i rritjes ekonomike në vendet e saj partnere. Qëllimi i DEG është të krijojë dhe zgjerojë strukturat e ndërmarrjeve private,

dhe si rrjedhim të krijojë bazën për një rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të vazhdueshëm në kushtet e jetesës të popullsisë lokale.

DEG investon në projekte ekonomikisht të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm tek të gjithë sektorët e ekonomisë, që nga bujqësia, infrastruktura dhe prodhimi dhe deri tek shërbimet.

Ajo gjithashtu fokusohet në investime në sektorin financiar, në mënyrë që të lehtësojë një aksesim afatgjatë të besueshëm të kapitalit në nivel lokal. Deri më sot,

DEG ka bashkëpunuar me më shumë se 1,600 kompani në mbarë botën dhe portofoli i saj aktual prej më shumë se 5.6 miliardë euro ka kontribuar në volumin e investimit të përgjithshëm prej 39 miliardë euro.

Në Shqipëri, DEG është aktiv që nga viti 2005 dhe ka investuar mbi 30 milionë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of