Bullgaria do t’i shpëtojë me vështirësi recesionit që shkaktoi kriza e eurozonës dhe masat shtrënguese në BE, sipas një raporti të Institutit të Vjenës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare. Instituti merret me studime dhe ofrimin e informacioneve të detajuara për ekonominë e Europës qëndrore e juglindore. Vendet e tjera në rajon që pritet të kenë një zhvillim ekonomik më optimist se ai i Bullgarisë janë Rumania e Mali i Zi. Ndërkohë gjashtë vendet e tjera do të vuajnë efektet e recesionit me ulje të rritjes ekonomike në të gjithë rajonin.