Inteligjenca Artificiale, çfarë mendojnë vërtet njerëzit?

05/08/2019 9:00 AM 0 komente
Image: REUTERS/Darrin Zammit Lupi

Inteligjenca Artificiale është një ndër instrumentet më të fuqishme që kemi si shoqëri

 

Sipas një sondazhi te 20 mijë persona në 27 vende, përdorimi i Inteligjencës Artificiale duhet të jetë objekt i një studimi më të thelluar. Ndërkohë që potenciali dhe fuqia e Inteligjencës Artificiale për të transformuar jetën tonë është i pranuar në mbarë botën dhe zbatimet e saj mund të parashikohen në thuajse të gjitha fushat – nga arsimi në shëndetësi – ka ende disa pengesa për t’u kapërcyer, si për shembull shqetësimet etike se si ruhen dhe përdoren të dhënat tona.

Shqetësimi për përdorimin e gjerë të teknologjisë ndahet sipas gjinisë, moshës, nivelit të të ardhurave dhe të dhënave demografike arsimore, sipas sondazhit të kryer nga shoqëria e sondazheve Ipsos për “Annual Meeting of the New Champions” në Kinë.“Inteligjenca Artificiale është një ndër instrumentet më të fuqishme që kemi si shoqëri”, tha Kay Firth-Butterfield, drejtuese e Inteligjencës Artificiale në Forum. “Por, pa një strukturë qeverisëse që të sigurojë mbrojtje për mënyrën se si ndërveprojmë me këtë, rrezikojmë të lëmë pas nesh pjesën më të madhe të popullsisë”.

Nga sondazhi doli se, në përgjithësi, më shumë se 40% e të intervistuarve janë të shqetësuar për përdorimin e Inteligjencës Artificiale, 32% të pavendosur dhe 27% nuk ishin të shqetësuar.

Thuajse gjysma e personave të intervistuar deklaroi se kompanitë që përdorin Inteligjencën Artificiale duhet të kontrollohen më rreptësisht, ndërsa vetëm 20% nuk është dakord me këtë. Adoptimi i teknologjisë nga ana e qeverisë është parë me më pak skepticizëm, me 40% të personave që thonë që kufizimet duhet të jenë më të mëdha.

Sondazhi nxjerr në pah tema më të gjera që rrjeti i ekspertëve të Forumit po i analizon, duke qenë se Inteligjenca Artificiale është bërë gjithnjë e më e sofistikuar. Këto tema, së bashku me ndikimin më të madh të inovacionit teknologjik në shoqërinë dhe ekonominë botërore, janë analizuar nga më shumë se 1800 drejtues me rastin e takimit të përvitshëm të Forumit në Kinë, në qytetin e Dalian, nga data 1deri më 3 korrik.

Burimi: World Economic Forum

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of