Inteligjenca Artificiale e Google krijon “portrete poetike”

08/05/2019 5:30 PM 0 komente

Inteligjenca Artificiale tani krijon “portrete poetike”.

Këtë e ka bërë të mundur Google, që në mesin e projekteve të tij artistike në fushën e Inteligjencës Artificiale ka zbuluar PoemPortraits. Bëhet fjalë për një aplikacion web, i cili ndërthur një selfie me një poezi të personalizuar, që krijohet duke nisur nga një fjalë e sugjeruar nga përdoruesi.

Eksperimenti artistik është fryt i bashkëpunimit të laboratorit Arts & Culture të Google me programuesin Ross Goodwin dhe skenografen Es Devlin. Goodwin ka krijuar algoritmin që gjeneron automatikisht poezinë. Për ta bërë këtë ka trajnuar rrjetet nervore me 25 milionë fjalë të shkruara nga poetët e shekullit XIX.

Rezultati ndërthur një poezi, dizajnin dhe machine learning, që është mësimi automatik. Që ta provoni këtë gjë, mjafton të shkoni në faqen g.co/poemportraits, të thoni një fjalë dhe të bëni një foto selfie, me kamerën e laptopit apo smartphone. Rezultati do të jetë një poezi e shkruar në fytyrën tuaj, me një efekt të ngjashëm si në Instagram apo SnapChat.

“Poezitë mund të jenë prekëse, ndonjëherë edhe pa kuptim” – shpjegon Devlin, i cili ka publikuar portretin e tij poetik. “Thelbi i këtij projekti është mënyra thellësisht njerëzore në të cilën kërkojmë dhe gjejmë një rezonancë personale në tekstin e gjeneruar nga IA”.

Burimi: ANSA

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of