Gjithçka është gati për derby-n e Italisë të dielën, ku do të përballen Inter dhe Juventus në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
“Derby i 236 i Italisë, do të luhet të dielën në mbrëmje, në orën 20:45 – të gjitha biletat janë shitur – më shumë se 75 mijë tifozë nga e gjithë Italia dhe e gjithë bota do të ndjekin ndeshjen në stadium” – shkruhet në një deklaratë të Inter.
Ndër shifrat e kësaj sfide, më interesante është ajo që lidhet me të ardhurat, të cilat shënojnë një rekord në Serinë A për një klub italian (6,5 mln euro bruto, një rekord për kampionatin e Serisë A).
Me këtë ndeshje, Inter lë pas rekordin e shënuar nga Milan në Serinë A (derby Inter – Milan sezonin e kaluar) dhe shënon një rekord të ri në lidhje me të ardhurat (rekordin e mëparshëm e mban ndeshja Inter – Barcelona).
Burimi: Calcio e Finanza