“Pavarësia nga Serbia duhet me doemos të jetë edhe ekonomike. Nuk mund të kemi pavarësi të mirëfilltë nëse lejojmë Serbinë që në aspektin ekonomik të na mbajë të varur. Kjo gjë deri tash nuk ka ndodhur, dhe madje një pavarësi e tillë është luftuar me zell nga Qeveria e Kosovës”. Kjo është deklarata e bërë gjatë seancës plenare nga kryetari i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri. Sipas tij, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 KW bën të mundur që Kosova të jetë e pavarur nga Serbia në aspektin e energjisë. “Kjo linjë do te mundësonte bashkëpunimin më të ngushtë energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë, pra mes prodhimit termo dhe atij hidro që ka secili nga shtetet” tha Ymeri. Vetëm në këtë mënyrë tha ai mund të ndërpritet varësia energjetike nga Serbia dhe kompanitë mafioze të saj. Ymeri e konsideron këtë çështje, si politike dhe për këtë arsye duhet të hetohen hollësisht. Të gjenden fajtorët dhe të dënohen, por për këtë duhet institucione të vullnetit dhe përgjegjësisë kombëtare, e jo institucione të biznesit dhe marrëveshjeve në dëm të qytetarëve dhe të kombit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.