Nga 22 Janar 2014, Intesa Sanpaolo Bank Albania do të ofrojë shërbimet e saj në një degë të re në Durrës për klientët individë dhe biznes.
“Durrësi është qyteti i vlerave historike, trashëgimisë së zhvillimit ekonomik dhe ofron potencial të mëtejshëm për zhvillim. Ne zgjeruam prezencën tonë në Durrës të udhëhequr nga fryma e Grupit Intesa Sanpaolo për të mbështetur ekonominë lokale dhe për të forcuar prezencën tonë në Shqipëri” – u shpreh Z. Silvio Pedrazzi – Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës.
Dega ndodhet në Rrugën “Aleksandër Goga” dhe do të jetë në shërbim të individëve, biznesit të vogël, të mesëm dhe korporatave.
Intesa Sanpaolo Bank, me prezencë të fortë në zonat më të rëndësishme urbane në Shqipërinë qendrore, jugore dhe veri-perëndimore identifikoi për zgjerimin e rrjetit të degëve të saj, qytetin e Durrësit – me një popullatë mbi 147.000 banorë.
Intesa Sanpaolo Bank Albania përfaqëson një nga investimet italiane më të rëndësishme në vend. Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani dhe Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako morën pjesë në këtë ceremoni.
Intesa Sanpaolo Bank Albania ushtron aktivitetin e saj në vend që nga viti 2008, pas blerjes së dy prej bankave më kryesore në vend. Banka është një nga bankat kryesore në Shqipëri për sa i përket nivelit të depozitave dhe kreditimit. Banka ofron shërbimet e saj mbi 152.000 klientëve nëpërmjet një rrjeti prej 32 degë në vend. Banka i përket Grupit Intesa Sanpaolo, i cili është ndër grupet kryesore bankare në eurozonë dhe synon të bëhet baza e krahasimit për krijimin e vlerës në sistemin bankar Europian. Ai kryeson në Itali në të gjitha fushat e biznesit (shërbime dhe produkte bankare për individët, korporatat, menaxhimin e pasurive dhe pronës). Grupi ofron shërbimet e tij për 10.8 milion klientë përmes një rrjeti me afërsisht 5,500 degë në Itali. Intesa Sanpaolo ka një prezencë të përzgjedhur në Europën Qendrore Lindore dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut me mbi 1,500 degë dhe 8.3 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar për individët dhe kompanitë në 12 vende.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.