Inventari i pronave, 10 % janë në regjistër dixhital, 80 % nëletër dhe 10 % të paregjistruara

16/08/2019 10:00 AM 0 komente

një inspektim në lidhje me inventarin e pronave tëregjistruara, një projekt i Bankës Botërore ka verifikuar se 10 për qind e pronave në Shqipëri janë të regjistruara në format dixhital, 80 për qind e pronave janë regjistruar, por janë nëformat letër dhe 10 % e pronave nuk janë regjistruar dhe janë tëvendosura kryesisht në zonën bregdetare.

Nga të dhënat shihet të jetë bërë progres i konsiderueshëm vitet e fundit për të siguruar një sistem të centralizuar TIK për kadastrën dhe regjistrimet e pasurive. Reforma e të Drejtave të Pronës është një nga gjashtë fushat me përparësi të përcaktuara nga Qeveria e Shqipërisë dhe është një çelës për zhvillimin e qëndrueshëm te vendit.

Reformat në lidhje me tokën janë thelbësore për të siguruar një administrim transparent dhe efikas të aseteve Shqipëri si dhe për të promovuar investimet në zonat rurale dhe urbane. Problemet e pronësisë kanë krijuar një treg jo efikas të tokës dhe kjo është identifikuar si një nga pengesat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm.

Banka Botërore shprehet se, përmirësimet në këtë fushë mund të mbështesin ndjeshëm përparimin e Shqipërisë në pranimin në BE.

Gjatë viteve 1990 – Qeveria e Shqipërisë (QSH) filloi një program të reformës së privatizimit të tokës, e ndjekur nga një program i regjistrimit të tokës dhe krijimi i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Shumë aktivitete të privatizimit të pronave të paluajtshme u kryen përmes shumëllojshmërive programeve dhe legjislacionit mbështetës.

Ligjet që kanë rregulluar proceset e privatizimit të pronave janë ndryshuar vazhdimisht në përpjekje për të adresuar problemet pasi ato identifikohen. Ndonjëherë këto ligje kanë qenë të paqarta. Këto paqartësi kanë krijuar abuzime në mënyrën einterpretimit të ligjeve. Për shkak të keqmenaxhimit të procesit të privatizimit disa pronarë janë edhe sot të angazhuar në procese të gjata juridike që vazhdojnë deri në ditët e sotme.

Agjencitë, të cilat kanë menaxhuar procesin e privatizimit janëristrukturuar vazhdimisht dhe punonjësit kanë ndryshuar. Faktet dhe vendimet nuk kanë qenë siç duhet dhe kanë lejuar hapësirë ​​për gabime ose mundësi për keqpërdorim.

Si rezultat i zbatimit të këtyre programeve, u privatizuan rreth 3 milion prona, statusi, i të cilave vijon të prodhojë problematika edhe sot e kësaj dite.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of