Një investitor i ri, prodhues global në industrinë e automobilave, ka konfirmuar planet për aktivitet në Bullgari, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Ekonomisë.
“Bullgaria, deri tani, ishte krenare që 9 nga 10 makina në Europë, kanë pjesë të prodhuara në vendin tonë. Shumë shpejt do të mund të themi se në çdo makinë europiane, ka elemente bullgare, sepse kemi konfirmim nga një investitor i ri që është prodhues global në industrinë e automobilave”, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe i Industrisë, Nikola Stojanov, gjatë seminarit për anëtarët e sapoardhur të trupit diplomatik të huaj në Bullgari, organizuar nga Instituti Diplomatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ministri i Ekonomisë tha për diplomatët e huaj se Bullgaria është një vend mjaft tërheqës për investime – i treti në botë për sa u përket specialistëve të IT-së për frymë, dhe ndër 10 vendet më të mira për inxhinierët e softuerit me arsim të lartë në Europë.
“Shpresoj se do të punojmë së bashku në shumë projekte. Bullgaria është në një pikë shumë të rëndësishme në zhvillimin e saj dhe në tërheqjen e investimeve të huaja”, tha ai.
Në fund, ministri Stojanov u uroi suksese diplomatëve dhe deklaroi se dera e tij është gjithmonë e hapur për ta dhe përfaqësuesit e biznesit nga vendet e tyre.