Investimet e biznesit në prona më 2017, rriten për blerje tokash ulen për ndërtesa

21/02/2019 10:00 AM 0 komente

Investimet e bizneseve në sektorin e pasurive të patundshme vitin e kaluar janë përqendruar në blerjen e tokave teksa investimet në objekte dhe ndërtesa kanë shënuar ulje.

Sipas të dhënave të INSTAT mbi portofolin e investimeve të bizneseve gjatë vitit 2017, kompanitë në të gjithë vendin kanë blerë 13.3 miliardë lekë toka ose 103 milionë euro me një rritje një rritje 43 për qind në raport më vitin 2016.

Bizneset në sektorin e ndërtimit pohuan se blerja e tokave po shihet me interes vitet e fundit. Rënia e interesave të depozitave në banka dhe dyndjet për të ndërtuar kanë ngjallur interes për blerjen e tokave edhe si një formë e mirë investimi për bizneset.

Blerjet e tokave kanë nisur të rriten vitet e fundit pas stepjes që krijoi kriza e vitit 2008, teksa bizneset po orientohen sipas planeve rregulluese që tashmë janë të miratuara për shumicën e qarqeve.

Por teksa investimet e bizneseve në toka janë rritur, ato për objektet janë ulur. Në vitin 2017 bizneset investuan rreth 28,6 miliardë lekë ose 225 milionë euro, duke shënuar rënie të fortë në raport me vitin 2016 ku ishin investuan në objekte dhe ndërtesa 93 ,1 miliardë lekë ose 733 milionë euro.

Në total investimet e bizneseve në pasur të patundshme shënuan ulje gjatë vitit 2017, pasi blerjet e tyre në toka dhe banesa shënuan rreth 330 milionë euro nga 804 milionë euro në vitin 2016.

Në mungesë të zhvillimit të tregjeve financiare dhe një burse efektive bizneset shqiptare i shohin pasuritë e patundshme si një mjet të mirë për të investuar likuiditetet e tyre dhe për të diversifikuar portofolet.

Vitet e fundit klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar nga komplikimi i ligjeve fiskale dhe kostot për të bërë biznes janë rritur për shkak të barrës më të lartë të taksave. Ndaj për shumë biznese investimi në një pasuri të patundshme vlerësohet si një mjet i mirë në afatgjatë, ku për me tepërt çmimet e pasurive të patundshme janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy dekadat e fundit.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of