Politikbërësi i Bankës së Anglisë Ian McCafferty tha se investimet e biznesit kanë qenë ‘të dobët’ dhe nuk do e ‘marrin veten’ deri në fund të vitit, duke theksuar se zyrtarët do të vazhdojnë të mbajnë normën e tyre bazë të interesit në një nivel të ulët rekord.
Në një fjalim të ditës së djeshme në mbrëmje, ai tha se BOE nuk percepton asnjë ‘nevojë të menjëhershme’ për të rritur kostot e huamarrjes madje edhe kur papunësia të bjerë në 7 për qind, duke i bërë jehonë gjuhës së përdorur nga hartuesit e politikave në raportin e takimit të tyre të janarit. Të dhënat dje treguan se norma e papunësisë ra në 7.1 për qind në tre muaj deri në nëntor, vetëm pak mbi ‘kufirin’ që zyrtarët e kanë vendosur si një pikë për t’iu rikthyer rishqyrtimit të norms referencë të tij.
Ritmi i rënies së papunësisë ka nxitur spekulime se Guvernatori i BOE, Mark Carney do të ‘filtroj’ udhëzimet muajin e ardhshëm, me disa ekonomistë që parashikojnë se ai do e ulë edhe më tej ‘kufirin’ epapunësisë. McCafferty tha se zyrtarët ‘do të deklarojnë dicka më shumë’ mbi perspektivën e politikës sapo të arrihet niveli prej 7 për qind.