Në Forumin e 9-të ekonomik të Vjenës, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila tha se Kosova dhe rajoni mbeten të përkushtuar për të pununuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Forumi kishte për qëllim promovimin e tregtisë dhe investimeve mes të shteteve të Europës Juglindore dhe Austrisë. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë tha se Kosova dhe Serbia kanë një histori jo të mirë, megjithatë këto vende vazhdojnë të jenë partnerë seriozë në tregti dhe biznes. “Kemi kaluar nëpër shumë sfida dhe është dashur të merren vendime të vështira, siç ishin masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, mirëpo janë pikërisht këto vendime që kanë ndihmuar ekonomikisht Kosovën, ndërkohë që bizneset vazhdojnë të eksportojnë në Serbi”, tha ajo. Sipas ministres rajoni i Europës Juglindore vuan nga imazhi jo i mirë, ai në të ardhmen duhet të shihet si një burim i ndryshimeve dhe i transformimit, si një potencial i madh ekonomik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.