Investimet e Huaja Direkte kanë vijuar tendencën e tyre pozitive edhe në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të dhënave nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë, ku peshën kryesore e zënë investimet në hidrokarbure, me gati gjysmën e totalit. Për periudhën prill-qershor 2015, kompanitë e huaja investuan në Shqipëri 189 milionë euro, rreth 40% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Për 6-mujorin e parë 2015, investimet e huaja arritën në 467 milionë euro, duke u zgjeruar me 34.6% me bazë vjetore, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.
Sipas analizës së bankës, në një shpërndarje sektoriale, prurjet më të mëdha në formën e investimeve direkte në Shqipëri vijnë nga sektori i hidrokarbureve, me rreth 47%, të ndjekur nga sektori bankar dhe i telekomunikacionit që përfaqësojnë përkatësisht 10% dhe 3% të flukseve hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.