Vetëm në vitin 2017, kompanitë turke investuan rreth 2 miliardë dollarë jashtë vendit, me 18% të shumës në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke kërkuar gjithmonë një zgjerim në nivel rajonal dhe global, kompanitë turke kanë rritur ndjeshëm investimet e tyre jashtë vendit, në një shumë që shkon deri në 40 miliardë dollarë gjatë periudhës midis viteve 2000 dhe 2017, citohej në një raport.
Investimet e huaja nga kompanitë turke janë pesëfishuar gjatë 17 viteve të fundit, sipas të dhënave të Indeksit të Investimeve të Huaja 2018 për kompanitë turke. Në raportin e përbashkët të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEİK) dhe Bain & Company, citohej se Mbretëria e Bashkuar ishte identifikuar si baza kryesore e investimeve turke për vitin 2017.
Në raport theksohej se krahasuar me vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar mori lidershipin në klasën e vendeve me të ardhura të larta, ku gjatë dy viteve të mëparshme, fituese kishte qenë Amerika. Investimet e huaja globale shkuan në 4 trilionë dollarë midis viteve 1990 dhe 2000 dhe u pesëfishuan duke shkuar në 20 trilionë dollarë, midis viteve 2000 dhe 2017, citohej më tej në raport.