Investimet e Kinës në BE: statusi, përfitimet dhe rreziqet

05/03/2020 12:10 PM 0 komente

Statistikat 120-vjeçare (tregtia ndaj PBB-së) dëshmojnë se vendet e Europës kanë qenë dhe do të mbeten shumë më të hapura ndaj tregtisë në krahasim me Kinën apo edhe me Rusinë, dhe kjo është akoma edhe më e vërtetë sa u takon ekonomive të vogla, shkruan Krassen Stanchev për “See News”.

Sipas treguesve të zhvillimit të Bankës Botërore, tregtia e botës (si% e PBB-së) ishte 58.04% në 2015, 124.1% në Bullgari dhe 37% në Kinë. Për sa i përket vlerës së mallrave të eksportuara (% të PBB-së, 2014), Kina (me 23%) qëndron nën mesataren botërore (prej 25%) ndërsa Europa Lindore është rreth 50%. Në të njëjtën kohë, vëllimi i prodhimit të Kinës dhe eksporti i veshjeve përbëjnë secili 25 dhe 35 për qind të vëllimit global.

Indeksi i ULS-së, i Zyrës së Statistikave të Kinës, me një rritje prej 80 për qind në periudhën 2009-2019 mbetet relativisht i ulët në krahasim me BE-në, dhe në mënyrë të ngjashme kostot e të jetuarit në qendrat kryesore industriale në Kinë janë më të larta se vendet e ngjashme në Europën Lindore, ndërsa PBB-ja reale e Kinës për banor është më e ulët se në Europën Lindore, me rreth 40% dhe 10% më e ulët se në Serbi.

Një situatë e tillë sugjeron se perspektivat e përfitimeve të ndërsjella të investimeve të Kinës në BE dhe veçanërisht në Europën Lindore ishin dhe janë shumë të mundshme. Kjo shpjegon edhe nismat si 16+1, që besohet se do të mundësojnë hyrjen e Kinës (përmes Europës Lindore) në një nga tregjet më të pasura dhe të sofistikuara në botë, njëkohësisht duke nxitur investimet dhe rritjen në këto vende dhe në BE.

Përveç këtij këndvështrimi, stoku i investimeve të BE-së në Kinë (në pesë vitet e fundit) mbetet më shumë se dyfishi i sasisë së aksioneve të Investimeve të Huaja Direkte të Kinës në BE, përfshirë Hong Kongun (me 70% të aksioneve). Ndërsa situata në Europën Lindore ndryshon nga një vend në tjetrin. Serbia kryeson me 10.4 miliardë dollarë amerikanë, sipas Global Investment Tracker (Gjurmuesit Global të Investimeve) në Kinë.

Investimet e Huaja Direkte dhe kontratat kineze në Hungari janë 50% e atyre në Serbi, 25% në Bosnjë dhe Hercegovinë, 20% në Poloni dhe Rumani, 9.5% në Mal të Zi dhe 5% në Bullgari. Rreziqet dhe pengesat për bashkëpunim më të ngushtë janë të natyrshme, rregullatore dhe politike. Natyrisht, përmasat dhe prejardhja historike kanë rëndësi: reformat e fundit të ish-Jugosllavisë ishin të pozicionuara më mirë në drejtim të tërheqjes së Investimeve të Huaja Direkte kineze, veçanërisht duke marrë parasysh mundësinë e anëtarësimit në BE.

Në prag të hyrjes në BE, të gjitha ekonomitë e Europës Lindore, me Bullgarinë që kryeson listën si destinacioni i investimeve në vitet 2004-2008, sa i takon IHD-ve dhe PBB-së, kanë përjetuar një rrjedhje masive të investimeve; megjithatë jo dhe aq shumë nga Kina. “Pranimi i vonë” i vendeve të Ballkanit në BE, i ka bërë këto të fundit më të gatshme në tërheqjen e investimeve kineze. Megjithatë, Polonia dhe Hungaria kanë nënshkruar Marrëveshjet e Partneritetit Strategjik me Kinën, pas ngadalësimit global të 2008-2009. Bullgaria, në këtë periudhë, përqendroi politikat e saj te lojtarët vendas.

Disa plane investimesh kineze, si ai në ndërtimin e NPP Belene në Bullgari, kërkojnë garanci shtetërore, për të cilën vështirë të bëhet përjashtim nga Komisioni i BE-së.

Gjithashtu, dyshimet përfshijnë edhe bankat e Kinës si pasojë e nivelit të lartë të pronësisë shtetërore.

Praktikat e prokurimit publik janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Polonia kontraktoi kompanitë kineze për të ndërtuar infrastrukturën rrugore dhe të qytetit duke përdorur një procedurë globale konkurruese. Ndërsa si Serbia, ashtu edhe Bullgaria preferojnë “partneritetin strategjik”.

Rreziqet politike përfshijnë shqetësime në lidhje me rritjen e paaftësisë së Europës Lindore, veçanërisht Ballkanit, ekonomive ndaj qeverisë kineze dhe/ ose bankave. Precedentë të tillë bëhen rezultate të zakonshme të investimeve kineze në Afrikë. Gjithashtu, Parlamenti i BE-së përmend veçanërisht mospërputhjen midis objektivit afatshkurtër të Europës Lindore dhe vizionit afatgjatë të Kinës.

Mbi të gjitha, debati aktual ngre pyetje në lidhje me shqetësimet mbi sigurinë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe situatën e të drejtave të njeriut (në lidhje me Hong-Kongun dhe Kinën Perëndimore).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of