Shqipëria arriti që të tërheqë investime të huaja direkte në nivelin e 1.03 miliardë dollarë në vitin 2011, në raport me 1.05 miliardë dollar në 2010-n, sipas raportit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD). Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka deklaruar në bilancin e saj të pagesave, se investimet e huaja direkte për vitin 2011 ishin ku konfirmohen 711.8 milionë euro investime të huaja direkte (IHD) përgjatë gjithë vitit të kaluar, me një rënie me rreth 10% me bazë vjetore. Në vitin 2010, IHD ishin në nivelin e rreth 790 milionë euro, sipas Bankës së Shqipërisë.
Raporti i UNCTAD
Duke krahasuar Indeksin e Tërheqjes së Investimeve të Huaja me nje tjeter indeks te UNCTAD-it, Indeksin e Potencialit të Investimeve të Huaja, raporti vëren që një numër vendesh në tranzicion dhe në zhvillim, midis tyre edhe Shqipëria, kanë arritur të terheqin më shume Investime të Huaja sesa potenciali i tyre. (WIR 2012 Overview, fq. 9; WIR 2012 fq/ 31)
Raporti botëror i investimeve 2012 i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) deklaron se Investimet e Huaja Direkte në nivel global pritet të shënojnë një ngadalësim në rritjen e tyre në vitin 2012, ndërkohë që perspektiva për vitet 2013 dhe 2014 duket më optimiste
Ne vitin 2011, prurjet e Investimeve të Huaja Direkte globale (FDI) u rritën me 16 përqind, duke kapërcyer për herë të parë nivelin e para-krizës 2005–2007. Kjo u arrit pavarësisht efekteve të vazhdueshme të krizës botërore financiare dhe ekonomike si edhe krizës aktuale të borxhit në Evropë, – thuhet ne raportin e pervitshem të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) mbi tendencat e investimeve direkte.
Raporti Botëror i Investimeve 2012, nëntitulluar “Drejt Një Gjenerate të Re për Politikat e investimeve,” u publikua sot ne Gjeneve dhe në disa vende te botes.
Raporti thotë se rigjallërimi i pasigurisë ekonomike dhe normat e ulëta të rritjes rrezikojnë ngadalësimin e FDI-ve globale në 2012. UNCTAD-i parashikon se niveli i FDI-ve do të arrijë në rreth $1.6 trilion dollarë Treguesit kryesorë e mbështesin këtë dukuri, meqënëse vlera e bashkimeve dhe blerjeve ndër-kufitare si edhe investimet e reja janë pakësuar gjatë pesë muajve të parë të vitit 2012.
Projektimet afatmesme të UNCTAD-it bazuar në faktorët makroekonomike vazhdojnë të tregojnë se flukset e FDI-ve do të vazhdojnë të rriten me një ritëm të moderuar por të qëndrueshëm, duke arritur $1.8 trilion dollarë në 2013 dhe $1.9 trilion dollarë në vitin 2014, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë goditjeje makroekonomike. Pasiguria e investitorëve në këtë periudhë mbetet akoma e lartë, bazuar në studimin vjetor të drejtuesve të Korporatave Transnacionale (TNCs) të UNCTAD-it. Kjo tregon se pothuajse gjysma e të intervistuarve janë ose asnjanës ose të pavendosur mbi gjendjen e klimës së investimeve globale në 2012.
Gjithashtu, Raporti Botëror i Investimeve 2012 tregon se ekonomitë në zhvillim tërhoqen sërish pothuajse gjysmën e FDI-ve globale (45 përqind) në 2011, pasi hyrjet e tyre shënuan një tjetër rekord të lartë, duke u rritur me 11 përqind ose në $684 miliardë dollarë (shiko tabelën). Hyrjet e FDI–ve në ekonomitë në tranzicion raportojnë nje rritje prej 6 përqind.
Rritja e FDI-ve në këto ekonomi u shkaktua nga një rritje e fuqishme e prurjeve në Azi dhe një rritje mbi-mesataren në Amerikën Latine dhe në Karaibe si edhe në ekonomitë në tranzicion. Në të kundërt, prurjet në kontinentin e Afrikës, vazhduan të bien në 2011. Vendet më të varfra mbeten në rënie, me afro 11 përqind apo në $15 miliardë dollarë.
Në përgjithësi, FDI-te parashikohet të vazhdojnë të rriten si në vendet në zhvillim ashtu edhe në ekonomitë në tranzicion, duke arritur, përkatësisht, $720 miliardë dollarë dhe $100 miliardë dollarë në 2012.Keshtu për vendet ne zhvillim pritet nje rritje nga $760 miliardë dollarë – në $930 miliardë dollarë dhe për vendet në tranzicion nga $110 miliardë dollarë në $150 miliardë dollarë deri në vitin 2014 (shiko tabelën).
FDI-të dalëse nga vendet e zhvilluara u rritën në 2011 – me 25 përqind – për të arritur $1.24 trilion dollarë. Tre blloqet më të mëdha të ekonomive të zhvilluara investitore – Bashkimi Evropian, Amerika e Veriut dhe Japonia – kontribuan për këtë rritje. FDI-të nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u karakterizuan nga një nivel rekord të ardhurash të ri-investuara, pasi TNC-të u bazuan në kapitalet e tyre në monedhë të huaj. Rritja e FDI-ve nga Bashkimi Evropian u karakterizua nga bashkimet dhe blerjet ndër-kufitare.
Tendenca të tjera të FDI-ve globale në vitin 2011:
Projektet për investime te reja të cilat shënonin rënie në vlerë për dy vjet rresht, rezistuan fort në 2011 me $904 miliardë dollarë. Bashkimet dhe blerjet ndër-kufitare u rritën 53 përqind në 2011 apo me $526 miliardë dollarë, duke u nxitur nga një rritje e numrit të mega-marrëveshjeve (ato me vlerë mbi $3 miliardë) në 62 në 2011, nga 44 në vitin 2010. Edhe pse rritja e prurjes së FDI-ve globale në 2011 në pjesën më të madhe u karakterizua nga bashkime dhe blerjet ndër-kufitare, vlera totale e projekteve të investimeve mbetet shumë më e lartë se ajo e bashkimeve dhe blerjeve ndër-kufitare, siç ka qenë rasti që prej krizës financiare.
FDI-të e sektorit-parësor dhe e sektorit-të shërbimeve u përmirësuan pas 2 vjet rënieje. FDI-ja e sektorit-të shërbimeve, që arriti $570 miliardë dollarë në 2011, kryesisht u drejtua nga rritja e aktivitetit të shërbimeve komunale (energji elektrike, gaz dhe ujë) dhe transportit e komunikimit. Investimet në sektorin-parësor, që arritën $200 miliardë dollarë, morën hov nga çmimet e forta të artikujve dhe nga konsolidimi i industrisë. Shpërndarja sektorale e projekteve tregon një rritje të lehtë të këtyre dy sektorëve në kurriz të industrisë përpunuese.
Aktiviteti ekonomik i kompanive të huaja në vitin 2011 shënoi rritje në të gjithë treguesit kryesorë të prodhimit ndërkombëtar. Përgjatë vitit, kompanitë e huaja punësuan rreth 69 milionë punonjës në nivel global, të cilët gjeneruan $28 trilionë dollarë në shitje dhe $7 trilion dollarë në vlerë të shtuar.
Indeksi i Tërheqjes së FDI-ve të UNCTAD-it, që mat suksesin e ekonomive për tërheqjen e FDI-ve (në total dhe në raport me masën e tyre), konsideron tetë ekonomi në zhvillim dhe në tranzicion në listën e 10 vendeve kryesore, ndërkohë që një dekadë më parë konsideronte vetëm katër . Të përfshirë rishtas në 2011 në listën e vendeve më të mira janë Irlanda dhe Mongolia.
Indeksi mbi Kontributet e FDI-ve të paraqitur nga UNCTAD-i – prezantuar për herë të parë në Raportin Botëror të Investimeve 2012 – rendit ekonomitë në bazë të rëndësisë së FDI-ve dhe të kompanive të huaja për ekonomitë e tyre, përsa i përket vlerës së shtuar, punësimit, pagave, faturave tatimore, eksporteve, shpenzimeve për studime dhe zhvillim dhe formimit të kapitalit. Sipas indeksit të këtij viti, ekonomia pritëse me kontributin më të madh të FDI-ve është Hungaria, e ndjekur nga Belgjika dhe Republika Çeke.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.