Kryeministri Berisha e falënderoi z Marles për mbështetjen që qeveria e tij po i jep Shqipërisë me disa projekte konkrete, në veçanti, me ato në fushën e bujqësisë, në konsolidimin e kuadrit ligjor, në kuadër të iniciativës për forcimin e eficencës dhe transparencës në fushën e nxjerrjes dhe shfrytëzimit të burimeve minerale (EITI – Extracting Industry Transparency Initiative). Në këtë kontekst, u konfirmua vullneti i plotë i të dy palëve për të plotësuar kuadrin ligjor mes të dy vendeve, si një faktor i rëndësishëm për mbështetjen dhe nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.