Investitorët nga Koreja e Jugut shfaqin interes për Bullgarinë

30/08/2019 10:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
www.pixabay.com

Investitorët nga Koreja e Jugut kanë interes të madh për Bullgarinë, u shpreh Kryeministri bullgar, Boyko Borissov. Përveç Volkswagen, negociatat për ndërtimin e një fabrike automjetesh në Bullgari janë duke u zhvilluar edhe me Hyundai, vijoi Kryeministri bullgar.

Z. Borissov shtoi se ai pret që investimet e Koresë së Jugut të jenë sa më të qarta, të cilat shkojnë mbi 1.5 miliardë dollarë.

Ministri i Ekonomisë, Emil Karanikolov, shtoi se ka edhe një investitor tjetër po nga Koreja e Jugut, SK Innovation, prodhuesi më i madh në botë i baterive të makinave, i cili ka vizituar qytete të ndryshme në Bullgari, duke i parë si mundësi të mira për të investuar.

Komunikimi është në fazat e para dhe Bullgaria do të jetë në garë edhe me shtete të tjera konkurrente, tha në fund ministri Karanikolov.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of