Fshehtësia që rrethon objektivët e rinj të kapitalit të Evropës po shqetëson disa investitorë dhe analistë, të cilët deklarojnë se nuk janë të informuar në lidhje me shëndetin e bankave të rajonit.
Banka Qendrore Evropiane në mars miratoi grumbullin e fundit të 2 kërkesave kyce , duke duke përfunduar ushtrimin e saj të parë si mbikëqyrës i bankave më të mëdha të rajonit. Shifrat, të cilat i referohen projeksionit të dytë të marrëveshjes ndërkombëtare të njohur si standardet e Baselit, përcakton se sa kapital një huadhënës duhet të mbajë si një ‘masë sigurie’ ndaj goditjeve ekonomike. Në Itali, mbikqyrësi i tregut të aksioneve i gjykon nivelet aq vendimtare sa që i kërkoi bankave ti bëjnë të njohura ato. Diku tjetër, huadhënësit kanë qëndrur në heshtjes.
‘Italia ka qenë më transparente’, tha Karim Bertoni, i cili ndihmon menaxhimin e 6 miliard eurove për firmën Bellevue Asset Management AG me bazë në Zvicër . ‘Është e çuditshme se pse vendet e tjera nuk kanë bërë të njëjtën gjë duke pasur parasysh se ata gjenden nën të njëjtën mbikëqyrje.’
Objektivët, të përshtatur për çdo institucion, do të hedhin dritë mbi bankat që janë nën shqyrtim rregullator dhe do të ndihmojnë investitorët të deshifrojnë dhe krahasojnë bilancet. Rindërtimi i besimit në industrinë e ndryshme të rajonit bankar duke krijuar një qasje të përbashkët ishte në mesin e objektivave për ta kthyer Bankën Qendrore Evropiane në rregullatorin e vetëm. Masat sikundër janë Rimëkëmbja Bankare dhe Direktiva e Rezolutës, e cila i mundëson rregullatorëve të imponojnë humbjet mbi aksionerët dhe kreditorët mbi huadhënësit përtej kompensimit, po nxisin kërkesën për më shumë informacion rreth finacave bankare.