Apple ka arritur të marrë mbi 40 për qind të tregut të telefonave të mençur mobilë në SHBA, thuhet në një raport të fundit të publikuar nga comScore. Apple me iPhone tani ka saktësisht 40.6 për qind të tregut të SHBA-së për tre muajt e fundit, deri në shtator.
Në tremujorin paraprak, Apple kishte 39.9 për qind të telefonave të mençur mobilë në SHBA, kështu që ata kanë arritur të rrisin pjesëmarrjen në treg me 0.7 për qind.
Përveç kompanisë Apple, edhe Samsung ka arritur të rrisë pjesën e tij të tregut që tani ka arritur në 24.9 për qind, e pasuar nga HTC që është në vendin e tretë me 7.1 për qind, e pasohet pastaj nga Motorola me 6.8 për qind dhe LG me 6.6 për qind.
Ndërsa sa u përket sistemeve operative mobile, mund të thuhet se iOS dhe Android vazhdojnë të dominojnë tregun e telefonave të mençur në SHBA, ndërsa Apple dhe Samsung vijojnë të jenë dy prodhuesit kryesorë të telefonave mobilë në SHBA.