Një letër e kuruar dhe e hapur drejtuar popullit gjerman me një frazë : “Varoufakis ka të drejtë” që ngjan si surreale nëse ai që e shkruan është ish-drejtori i fuqishëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (2007 – 2011). Por, Dominique Strauss Kahn, ka qenë gjithmonë kështu një njeri antikomformist, i aftë për “arsyetime afatgjata” kaq në diskordancë me profilet e ulta funksionare të padronëve aktualë të Europës.
“ Të dashur miq gjermanë”, shkruan DSK në letrën e tij të hapur dhe që është publikuar edhe në blogun e ish-ministrit grek të Financave. “ Kushtet e marrëveshjes janë alarmuese për të gjithë ata që besojnë në të ardhmen e Europës. Ajo që ndodhi fundjavën e kaluar ka qenë për mua shumë e dhimbshme, aq sa një godje vdekjeprurëse. Europa është Michelangelo, Shakespeare, Cartesio, Beethoven, Marx, Freud, Picasso. Janë ata që na kanë mësuar ekulibrin mes njeriut dhe natyrës, fesë dhe shekullores, besimit dhe shkencës, individuales dhe komunitetit”, shkruan DSK.
Ai nuk i fsheh gabimet e qeverisë greke. Por, çështja për ish-drejtorin e FMN-së është e ardhmja e Europës, brishtësia e saj e sakrifikuar gjatë negociatave mes Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë, në altarin e egoizmit në këtë Europë të udhëhequr nga Gjermania. “ Që dilentantizmi i qeverisë greke shkoi përtej të lejuarës e pranoj. Që koalicioni i kreditorëve të udhëhequr nga Gjermania ishte ishte e dëshpëruar nga situata e krijuar, e kuptoj. Por, këta liderë politikanë ishin shumë të paduruar për të marrë një fitore ideologjike ndaj një qeverie të ekstremit të majtë, qoftë edhe me koston e fragmentarizimit të BE-së. Sepse për këtë bëhet fjalë”, shkruan DSK në letrën e tij.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.