Ishujt me diell me më pak kufizime

23/06/2021 2:24 PM 0 komente

Gjatë pandemisë, ndonjëherë ju dukej sikur jetonit në një ishull të shkretë, por të vizitosh një ishull të vërtetë është padyshim një lloj izolimi krejtësisht tjetër.

Popullsia e vogël dhe varësia nga turizmi do të thotë që shumë ishuj kanë prioritet vaksinimin dhe lehtësimin e masave kufizuese të udhëtimit.
Nga Paqësori në Mesdhe, këta ishuj po mirëpresin turistët në verën e vitit 2021 falë vaksinimeve dhe kërkesave të qarta të hyrjes.

 

Një verë për të eksploruar Azoret

Ky arkipelag portugez shtrihet në mes të Atlantikut, i populluar nga fshatra peshkimi dhe peizazhe të mrekullueshme vullkanike.
Ishulli më i vogël në Azores arriti vaksinimin e plotë që në Mars 2021 dhe kryerja e një testi negativ PCR, 72 orët e fundit para mbërritjes mund të ju lejojë që të vizitoni këtë rajon autonom, pa qenë nevoja për të hyrë në karantinë. Në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit tuaj, ju mund të bëni teste shtesë në ditën e 6-të dhe 12-të të qëndrimit tuaj. Nëse ju pëlqejnë shtigjet për shëtitje, dëshironi të pushoni në ujerat e nxehta termale, ose të kënaqeni duke parë shfaqen e balenave, këto ishuj do të ishin idealët për ju.

 

Zhytuni në ujërat ngjyrë smeraldi të Meganisit

Pas një rënie prej 78 për qind të turizmit në vitin 2020, ishujt grekë shpresojnë t’i rikthehen aktivitetit të tyre gjatë kësaj vere.
Në një mision për t’i vaksinuar të gjithë banorët në ishujt me një popullsi më pak se 1.000 njerëz, qeveria greke filloi planin Eleftheria ose ‘liria’. Ju mund të vizitoni ishullin Meganisi, afër Nydri-it i cili është më i njohur. Me bimësi të harlisur dhe ujëra me ngjyrë smeraldi, Meganisi mund të jetë zgjedhja e përkryer për një udhëtim ditor.

Ata që hyjnë në Greqi do të duhet të plotësojnë një formular për vendndodhjen e udhëtarëve dhe të paraqesin një test negativ PCR të 72 orëve të fundit. Sidoqoftë, ata që e provojnë që janë shëruar nga virusi ose vaksinuar nuk u kërkohen këto dy të fundit për t’ju shmangur karantinës.

 

Aloha, Hauai

Pas një pauze të gjatë, Shteti i Aloha-s së shpejti do të rihapet për vizitorët. Megjithëse Hauai aktualisht ka një karantinë 10-ditore, kjo mund të anashkalohet me një test negativ COVID të 72 orëve të fundit.
Aktualisht 49.8 për qind e popullsisë së Hauait është plotësisht e vaksinuar, por vendi duhet të vaksionojë 60 për qind të popullsisë para se të lejojë udhëtime të pakufizuara. / Euronews

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of