Tirana International Airport (TIA) njofton se i uroi sot mirëseardhjen 184 pasagjerëve të parë të Israir Airlines, avioni i të cilit, fluturoi nga Tel Aviv drejt kryeqytetit të Shqipërisë.
TIA organizoi një ceremoni të vogël me rastin e fillimit të operimit të destinacionit të ri nga qyteti i Izraelit drejt Tiranës.
Linja e re është programuar çdo të martë dhe të premte deri në fund të shtatorit dhe do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.
“Ky lajm na gëzon shumë. TIA i mbështet këto destinacione financiarisht me qëllimin për të zhvilluar turizimin dhe për ta ngritur në një shkallë më lart, imazhin e Shqipërisë,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.
TIA premton se stafi i saj është i përgatitur më së miri për të përballuar fluksin e pasagjerëve gjatë verës, si dhe për të ofruar standardet më të larta të mundshme të shërbimit dhe komoditetit të tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.