ISTAT (instituti i Statistikave Italiane) ka parashikuar një ngadalësim të rritjes në afatshkurtër: treguesit e ekonomisë italiane kanë shënuar një ngadalësim pa një përcaktim të saktë të efekteve të mundshme të referendumit britanik.
Klima e ekonomive familjare italiane mund të ulë vlerësimet derisa ky tregues është përkeqësuar tre mujorin e dytë të vitit. Në prill shitjet me pakicë kanë një ndryshim në terma afatshkurtër.
Por, shenjat më të këqija sipas ISTAT vijnë nga shpenzimet për konsum, pritshmërinë në lidhje me inflacionin nuk kanë diferenca të mëdha krahasuar me një vit më parë.. Më shumë se gjysma e konsumatorëve presin që çmimet të jenë të qëndrueshme në 12 muajt e ardhshëm, ndërkohë që indeksi i konsumit të mallrave të prodhimit mbeten shumë të limituara.
Shërbimet gjithashtu po kalojnë një periudhe dobësie: Në qershor klima e qëndrueshme e kompanive të tregtimit të shërbimeve shënuan një rënie.
Shënimet mujore mbi tendencën e ekonomisë italiane, të cilat u bënë publike dje nga ISTAT tregojnë se Italia po kalon në një fazë të moderuar të rritjes. Për sa kohë punësimi është një shqetësim, muaji maj ka shënuar për të tretin muaj radhazi një trend pozitiv.
Vendet e reja të punës janë kryesisht për punonjësit (me kontrata të përhershme dhe të përkohshme), ndërsa për punonjësit e pavarur ngërçi vazhdon.
Megjithatë, klima ndryshon ndërmjet sektorëve të ndryshëm të prodhimit, në qershor, pritshmëritë e sipërmarrësve për trendet e punësimit në tremujorin në vazhdim janë përkeqësuar në industritë e shërbimit dhe ndërtimit, të qëndrueshme për industritë përpunuese dhe në rritje për tregtinë.