Këtë muaj, Italia do të fillojë të administrojë dozën e tretë të vaksinave kundër Covid-19 për personat më të rrezikuar, tha ministri i shëndetësisë.
“Do të fillojmë që në shtator me dozën e tretë”, tha Roberto Speranza të hënën në një konferencë për shtyp në Romë.
Javën e kaluar, kryeministri italian Mario Draghi, tha se qeveria e tij po merrte në konsideratë që ta bënte të detyrueshme vaksinën kundër Covid-19 për të gjithë personat në moshë të përshtatshme për t’u vaksinuar. Italia tashmë i ka bërë të detyrueshme vaksinat për punonjësit e shëndetësisë.
Vendi ka vaksinuar mbi 70 përqind të njerëzve të moshës mbi 12 vjeç, dhe Draghi ka thënë se shpreson që kjo shifër do të rritet në mbi 80 përqind deri në fund të shtatorit.
Pothuajse 130,000 njerëz kanë vdekur nga virusi në Itali, numri i dytë më i lartë në Europë pas Mbretërisë së Bashkar dhe më i larti në Europë në raport me numrin e popullsisë. /Financial Times