Italia e goditur nga koronavirusi kërkon fleksibilitet borxhi

29/02/2020 1:56 PM 0 komente

Italia mund të përfitojë “një fleksibilitet më të lartë” nga ana e BE-së në drejtim të nivelit të lartë të borxhit të saj, për shkak të krizës së koronavirusit me të cilin ajo po përballet”, deklaroi Komisioneri për Çështjet Ekonomike të Bllokut. Sipas paktit të stabilitetit dhe rritjes së BE-së, ekzistojnë klauzola fleksibiliteti, të cilat zbatohen në rrethana që konsiderohen të jashtëzakonshme”, tha më tej Komisioneri Paolo Gentiloni, në një konferencë për mediat. Ai ishte duke iu përgjigjur deklaratave të fundit të bëra nga Roma, të cilat i bënin thirrje Komisionit Europian që të lehtësonte nivelin e lartë të borxhit të Italisë, i cili në vitin 2018 arriti në 135 për qind të PBB-së, për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Italia është vendi i BE-së që ka marrë goditjen më të madhe nga ky virus, duke regjistruar një numër të lartë vdekjesh dhe një numër akoma edhe më të lartë personash të infektuar. Italia ka kthyer në karantinë disa fshatra afër qendrës së saj të biznesit në Milano, por shqetësimet sa vijnë edhe bëhen më të mëdha, se një situatë e tillë do të ketë ndikime shumë negative në ekonominë tashmë të brishtë të këtij vendi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of