Italia shiti 6.5 miliardë euro borxh një vjeçar me koston më të lartë që nga muaji dhjetor, duke treguar se si një nga tregjet më të mëdha të bonove në botë po tërhiqet zvarrë në krizën e borxheve të eurozonës.
letrat me vlerë 364-ditore u vlerësuan me yield 3.972%, por norma e mbulimit të ofertës ra në 1.73 nga 1.79. Në ankandin e fundit të ngjashëm të borxhit, Departamenti i Thesarit të Romës pagoi vetëm 2.34%, sipas Bloomberg-ut.
Pavarësisht nga kostot në rritje të borxhit, edhe atij afat-shkurtër, yield-et e bonove italiane vijuan rënien të mërkurën. Yield-i i kombinuar dy-vjeçar ra 2 pikë bazë në 4.51%, ndërsa ai i 10-vjeçareve ra 7pb në 6.1%.
Mario Monti, kryeministri i Italisë, mohoi me forcë mundësinë që vendi do të jetë i rreshtuar pas Spanjës për të kërkuar shpëtim financiar nga eurozona, dhe tha se komentet e ministres austriake të financës se Italia është
në rrezik për të kërkuar shpëtim ishin “të papërshtatshme”. Corrado Passera, ministri italian i industrisë, po kështu hodhi poshtë idenë se Roma mund të ketë nevojë për ndihmë nga jashtë.
Turizmi po shënon një ecuri dukshëm më të mirë se viti 2023 qysh në muajt e parë të tij. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese në shkurt tregojnë se numri i të huajve në hotele u rrit ndjeshëm në raport me…
Banka e Shqipërisë vlerëson se vitin e kaluar shqiptarët kryen mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Shifrat tregojnë se përdorimi i pagesave elektronike është rritur me ritme të shpejtë në vitet e fundit. Në vitin 2022, numri i pagesave elektronike kishte qenë 17 për frymë…
Inflacioni bazë pësoi rënie të mëtejshme në muajin mars, duke forcuar besimin se rritja e çmimeve në ekonomi, për momentin, po kthehet brenda objektivit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë në muajin mars zbriti në 2.73%, nga 2.91% që kishte qenë në…
Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në 3-mujorin e parë, importet e zarzavateve u rritën me 70% dhe ato…
Subjektet në tregun e parregulluar, të cilat kishin detyrimin të siguronin të vetëm energjinë, por në fakt e kanë marrë atë nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF), pasi nuk kanë gjetur furnizues privat, kanë paguar çmime më të lira në 2023 në raport me…
Importet e kafshëve të gjalla po tregojnë se sektori i blegtorisë në vend po përkeqësohet nga viti në vit. Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%,…
Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës të huaj për të përmbushur nevojat. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në fund të tremujorit të katërt 2023, papunësia afatgjatë…
Buxheti i shtetit shpenzoi në vitin 2023 gjithsej 674 miliardë lekë, ose rreth 6.4 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare të buxhetit, rreth 60% e kësaj shume përdoret…
Ekzaminimet e para mjekësore me skaner në Shqipëri në vitin 1995 janë kryer në klinikat private. Sektori privat mjekësor është gjithashtu ndër të parët që po përdor Inteligjencën Artificiale dhe sistemet e automatizuara. Sa ka arritur t'i reduktojë kostot për mbajtjen e personelit mjekësor përdorimi…
Edhe raundi i katërt rezultoi i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin. Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të bëjnë asnjë marrëveshje. Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje…
Kina dhe Europa, mund të përballen me një "aksident të ngadaltë", paralajmëroi kreu i një grupi tregtar europian, një ditë pasi kancelarja gjermane përcolli shqetësimet e…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
FMN përmend gjithashtu, shqetësimet për "mungesën e ekuilibrit" fiskal në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë dhe Itali. Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka paralajmëruar SHBA-në, se deficitet masive fiskale,…
Platforma Telegram “po përhapet si zjarri”. Ajo pritet të arrijë 1 miliard përdorues këtë vit, tha bashkëthemeluesi i saj në një intervistë dhënë këtë të mërkurë…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…