Derivatet mbi borxhin publik kanë ‘rënduar në kurriz’ të Italisë më shumë se në të gjithë rajonin e euros për katër vite bashkë duke nisur nga viti 2011 kur kriza financiare e bllokut te monedhës goditi fort vendin, duke nxitur kryeministrin Silvio Berluskoni të japë dorëheqjen.
Qeveritë në të gjithë rajonin e euros kanë përdorur derivatet për të menaxhuar nevojat e tyre të huamarrjes në marrëveshje qe ndonjëherë edhe kanë dështuar. Së fundmi, si në rastin e Italisë gjatë viteve të fundit, këmbimet ka të ngjarë të kenë pasur efektin për të rritur edhe më tej borxhet e vendeve. Kjo është në contrast me qëllimin origjinal të marrëveshjeve, i cili supozon të mbrojë përkundër ndryshimeve të papritura në norma dhe luhatshmërisë së tepruar të kursit të këmbimit.
Kostoja e borxhit të financimit të Italisë ra vitin e kaluar me 2.76 miliard euro teksa obligacionet e qeverisë u rritën në një nivel rekord duke pasuar masat stimuluese të Bankës Qendrore Evropiane që përforcuan kërkesën për active me yielde më të larta. Humbjet e vendit dhe detyrimet e lidhura me derivativët mbi borxhin e tij vitin e kaluar kanë arritur rreth dy herë ate shifër, në 5.46 miliard, tregojnë shifrat e Eurostat.