Italia mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme përtej afatit të saj aktual të 31 korrikut për shkak të krizës së të koronavirusit, deklaroi sot kryeministri italian Giuseppe Conte.
“Zgjatja e mundshme thjesht do të thotë që ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për t’u përballur me epideminë”.
Italia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore në fund të janarit, pasi dy turistë kinezë rezultuan pozitivë me koronavirus, duke shënuar kështu fillimin e epidemisë.
Italia është vendi i parë europian i cili u godit fort nga koronavirusi që nga shpërthimi i epidemisë më 21 shkurt./Reuters