Kryeministri italian Giuseppe Conte këmbënguli se qeveria e tij nuk ka “Plan B” për buxhetin, pasi Bashkimi Evropian kërkoi ndryshime të paparashikuara, për ta sjellë vendin në përputhje me rregullat e shpenzimeve që blloku kërkon.
Ndërsa komisionerët e BE po diskutonin shkeljet e Italisë në një takim në Strasburg të martën, Conte tha në një intervistë të Bloomberg News se ai ishte në pritje të shpjegimit të buxhetit 2019 për ta. Ai sugjeroi që Italia të ketë disa liri veprimi për të zbatuar aspektet e planit, por jo shpenzimet aktuale. Nëse i kërkohet të ndryshojë substancën, “do të jetë e vështirë për mua, sepse unë nuk mund ta pranoj këtë”- ka shtuar kryeministri italian.
Orë më vonë, Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i bllokut, hodhi poshtë zyrtarisht buxhetin dhe i kërkoi Italinë që ta rimerrte, rishikonte dhe të rifillonte planet e saj – hera e parë që një kërkesë e tillë është bërë për një shtet anëtar.
“Nuk ka asnjë plan B”, tha Conte në intervistën në zyrën e tij në Romë. “Deficiti në 2.4 për qind të PBB-së është kapaku. Mund të them që kjo do të jetë kapaky ynë “, tha ai.