Nëse Itali do të kalojë në recesion ekonomik, padyshim ndikime të forta do të ndihet edhe në ekonominë shqiptare. Pasi Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë, ashtu dhe për lëvizjet e shtetasve, sidomos përmes ajrit e detit. Shqipëria realizon me Italinë rreth 33% të volumit tregtar, ndërsa përmes detit e ajrit qarkullojnë në total 3.3 milionë pasagjerë në vit, ose mesatarisht rreth 9 mijë persona në ditë.
Lexo edhe këtë: Koronavirusi tek fqinjët, lidhjet e forta tregtare; Sa persona fluturojnë në vit nga dhe drejt Italisë, kryesojnë Roma, Milano, Bergamo
Shpërthimi i koronavirusit ka vënë në pikëpyetje fatin e ekonomisë italiane. Çfarë pritet të ndodhë? Para rishikimit të efekteve ekonomike të Koronavirusit, vlen të kujtohet se, sipas Istat, trashëgimia e statistikave për Prodhimin e Brendshëm Bruto të këtij viti filloi negativisht në dy shifrat e fundit, shkruan Ilsole24ore.
“Ndikimi në ekonomi pritet të jetë shumë i fortë. Për momentin mund të llogarisim që mund të ketë një ndikim negativ, por nuk jemi në gjendje të vlerësojmë dhe japim një parashikim, sepse ende nuk dimë efektet e masave kundër përhapjes së virusit dhe nuk mund të parashikojmë përparimin e tij në vend, ka deklaruar kryeministri Giuseppe Conte.
Muaji kishte filluar me një surprizë negative(dhe krejtësisht të papritur) në të dhënat e llogarive kombëtare: një PBB prej 0.3% në tre muajt e fundit të 2019. Dhe tani, pas COVID-19 pritet të mbyllet me një rekord edhe më negativ.
Trashëgimia statistikore negative
Para rishikimit të efekteve ekonomike të Koronavirusit, vlen të kujtohet se, sipas Istat, trashëgimia e statistikave për Prodhimin e Brendshëm Bruto të këtij viti filloi negativisht në dy shifrat e fundit.
Dhe më 4 mars, llogaritë tremujore me të dhëna mbi rritjen e fundit ekonomike afatshkurtër do të thonë nëse vlerësimi është konfirmuar apo jo. Por rreziqet anësore që të gjithë parashikuesit kanë konfirmuar gjithmonë deri më tani duket se do të peshojnë dita-ditës.
Më 23 shkurt në G20 guvernatori i Bankës së Italisë, Ignazio Visco foli për një ulje të mundshme prej 0.2% të PBB-së, duke shtuar se “nëse efektet e një rikuperimi në formë V pas Koronavirus nuk shihen shpejt, atëherë do të jetë e nevojshme të veprohet në mënyrë të koordinuar”.
Situata ekonomike dhe ndikimi në turizëm
Nga ana tjetër, një vlerësim i saktë i PBB-së për tremujorin e parë të datës 24 shkurt erdhi nga Oxford Economyics: – 0,1% në skenarin konservator të mos përhapjes së infeksioneve jashtë katër krahinave të Pavia, Lodi, Kremona dhe Milano, të cilat përbëjnë 13% të PBB-së kombëtare dhe 2% të zonës së euros. Nëse ky parashikim do të bëhët i vërtetë, do të ishte një recesion teknik.
Kompania e pavarur e kërkimit Ref.Ricerche gjithashtu nxori një përditësim mbi situatën ekonomike, duke raportuar mbi efektet e drejtpërdrejta në eksporte dhe efektet indirekte në zinxhirët e prodhimit që lidhin prodhimin italian me atë kinez.
Një ndër indikacionet e shumta që do të preket direkt nga koronavirusi, sipas Ref.Ricerche është turizmi ndërkombëtar. Italia me 5 milionë qëndrime në natë, është destinacioni i parë europian për turistët kinezë.
Efektet në tregtinë e jashtme
Çfarë do të ndodhë me të vërtetë? Sipas Institutit të Statistikave të Italisë(ISTAT), elasticiteti i eksporteve italiane është i barabartë me një në krahasim me trendin e tregtisë botërore. Nga parashikimet e Bankës qendrore të Italisë në muajin janar, parashikohej një rritje e eksporteve prej 2.3 për qind në vit. Por duke parë që në dy muajt e fundit virusi është përhapur shpejt dhe papritur, llogaritë duhen rishikuar në vijim.