Komisioni Europian po shqyrton propozimin e një procedure disiplinore për Italinë javën e ardhshme për shkak të dështimit të saj në nivelin aktual të borxhit, gjë që mund të hapë rrugën për një dënim prej 3.5 miliardë euro, sipas një zyrtari të njohur me këtë çështje, shkruan Bloomberg.
Ky hap mund të vijë si pjesë e procesit të rregullt të monitorimit të buxhetit të Bashkimit Evropian, me gjasë më 5 qershor dhe do të shënonte një përshkallëzim të përplasjes të Romës me Brukselin. Burimi i Bloomberg ka deklaruar se vendimi nuk është finalizuar, ndërsa një zëdhënëse e ministrisë së financave italiane nuk pranoi të komentojë.
Bonot italiane ranë pas lajmit. Euro e ka ulur rënien e saj me 0.1% në 1,1192 dollarë.
Nënkryeministri italian Matteo Salvini tha të hënën se do të rishikojë kërkesat e BE kur të hartojë buxhetin e tij të ardhshëm. Salvini ndodhet në pozicion favorizues pasi partia e tij gëzonte një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
/Bloomberg