ITALIAN DESIGN DAY NË SHQIPËRI
RI-GJENERIMI. DIZAJNI DHE TEKNOLOGJI TË REJA PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME
Italian Trade Agency (ITA) zhvillon Italian Design Day në Shqipëri. Nga data 1 deri në datën 7 qershor, programi i nismave të promovimit të dizajnit novator dhe të qëndrueshëm, “Made in Italy”, nën kujdesin e ICE Agjencia Tiranë, realizohet në kontekstin e një ngjarjeje më të gjerë, “Java e Italisë”, organizuar nën patronazhin dhe koordinimin e Ambasadës së Italisë në Tiranë.
Nisma synon të nxisë dhe të nxjerrë në pah imazhin dhe kulturën Made in Italy në fushën e dizajnit. Italia dhe Shqipëria do të bashkohen në qëllimin e përbashkët për dizajnin dhe për një të ardhme të qëndrueshme falë rrjetit të shpërndarjes, hapësirave ekspozuese / showroom-eve dhe dyqaneve që janë partnerët aktivë të projektit, si: Abiesse, Albaelettrica, Brunes, Casa Dolce Casa, Coin e Coin Casa, Delta Home, Interni Design, Marvol Casa dell’Architetto, OVS, Sali Eletrik. Qytetarët e Shqipërisë do të mund të gjejnë produkte të vërteta italiane në një gamë të gjerë të sektorëve të aplikimit të dizajnit, të tillë si: mobilimi, artikujt e dekorit, ndriçimi, moda, aksesorët dhe kujdesi i bukurisë.
Do të zhvillohen, një sërë fushatash promovuese dhe ekspozita pranë 24 pikave të shitjes në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Fier dhe Vlorë, me qëllim rritjen e shikueshmërisë, shpërndarjen dhe shitjen e produkteve italiane; përforcimin e marketingut ndaj konsumatorit dhe lehtësimin e hedhjes në treg të markave dhe produkteve të reja italiane në kanalet vendore të shpërndarjes në shkallë të gjerë.
Këtu gjeni programin.
Për më shumë informacion na ndiqni në rrjetet tona sociale
Facebook: https://www.facebook.com/iceagenziaalbania/
Twitter: https://twitter.com/itatirana
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.