Izraeli dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje për të lejuar turistët e vaksinuar të udhëtojnë

09/02/2021 1:33 PM 1 koment

Izraeli dhe Greqia ranë dakord një ditë më parë për të hapur rrugën për turistët e vaksinuar të udhëtojne midis dy vendeve të tyre në një përpjekje për të rritur ekonominë të goditur nga pandemia.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis  e nënshkruan marrëveshjen në Jeruzalem.

Marrëveshja u nënshkrua për të lejuar turistët me certifikata vaksinimi të lëvizin midis vendeve “pa asnjë kufizim, pa vetizolim, pa asgjë”, tha Netanyahu.

Të dy ekonomitë kanë sektorë të mëdhenj të përkushtuar ndaj turizmit, një industri e shkatërruar nga kufizimet e udhëtimit gjatë pandemisë 11-mujore.

Njoftimi vjen në kohën kur në vendet e tjera të botës kanë vendosur kufizime të reja ndërsa qeveritë po përballen me variantet e virusit.

Organizata Botërore e Turizmit në Kombet e Bashkuara tha se fluturimet ndërkombëtare ranë 74% vitin e kaluar, duke zhdukur 1.3 trilionë dollarë të ardhura dhe duke rrezikuar deri në 120 milionë vende pune./Euronews

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
zerion.net Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
zerion.net
Guest
zerion.net

Sic duket kete vit do mund te bejne pushime vetem ata qe jane te vaksinuar! Dhe me mire keshtu