Izraeli, vendi i parë në botë që rivendos bllokimin

14/09/2020 1:08 PM 0 komente

Izraeli do të rikthejë bllokimin duke filluar nga e premtja më 18 shtator, njoftoi kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu.

Gjatë bllokimit kombëtar tre javor, i cili përkon me sezonin kryesor të festave të vendit, njerëzit do të duhet të qëndrojnë brenda hapësirës gjysmë kilometri larg shtëpive të tyre.

Shkollat ​​dhe qendrat tregtare do të mbyllen, por qytetarët e Izraelit mund të shkojnë në vendet e punës të cilat do të jenë të hapura nën masat kufizuese.

Vendimi për të rikthyer bllokimin erdhi pasi vendi pa një shtim të raste të reja, ku vetëm të shtunën u raportuan 2,715 të infektuar.

Sipas Netanyahut, sistemi shëndetësor izraelit “ngriti një flamur të kuq” në fundjavë, gjë që çoi qeverinë të ndërmarrë këtë vendim.

Deri më tani virusi ka marrë jetën e 1,108 personave në Izrael./The Independent

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of